Politike

‘Venecia’ merr në shqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, letër Metës: Opinioni ynë do jetë gati në dhjetor, nuk do nd

27 Tetor 2020, 19:19 Nga DOSJA
‘Venecia’ merr në shqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor,

TIRANË– Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta për të shqyrtuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përmes një letre, Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka lajmëruar Presidentin Ilir Meta se pas thirrjes urgjente të këtij të fundit, është vendosur që të merren nën shqyrtim ndryshimet.

Në letër, shkruhet se nuk do të ndiqet procedura urgjente, duke qenë se nuk ka kohë, pasi të enjten është seanca e radhës plenare. Buquicchio sqaron se mendimi i Venecia-s do të jetë gati në fillim të muajit dhjetor, pasi do të përgatitet sipas procedurave të zakonshme.

Në dhjetor, do të jetë gati për të ardhur në Kuvend, për të kaluar për shqyrtim dhe miratim. Ky mendim, do të hartohet në bashkëpunim me ODIHR.

“I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesi i ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në dritën e kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetin e çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias. Juaji me besnikëri, Gianni Buquicchio,“- thuhet në letër.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi kërkoi sot që Kuvendi të priste opinionin e “Venecias” për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke u theksuar se nga Shqipëria kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa Rama iu përgjigj se kërkesën e opinionit të kërkuar nga presidenti Ilir Meta do ta mirëpriste, por ndryshimet do të kalojnë të enjten gjatë seancës plenare. Vetë Meta i ka bërë thirrje maxhorancës që të reflektojë dhe se ka kohë deri të enjten.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gianni buquicchio ilir meta venecia leter metes venecia merr ne shqyrtim ndryshimet ne kodin zgjedhor gianni buquicchio ilir meta venecia leter metes venecia merr ne shqyrtim ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll