Politike

Meta pret ambasadorin e ri spanjoll: Vlerësoj marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Spanjës, shpreh mirënjohjen për m

27 Tetor 2020, 17:18 Nga DOSJA
Meta pret ambasadorin e ri spanjoll: Vlerësoj marrëdhëniet

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot ambasadorin e ri të Spanjës, Marcos Alonso. lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ku ka shprehur dhe  mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Spanjës në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Po ashtu ai ka thënë se vlerëson marrëdhëniet e mira politike që ka Shqipëria me Spanjën duke shtuar se Shqipëria i jep rëndësi të veçantë jo vetëm bashkëpunimit politik e ekonomik, por edhe atij kulturor dhe arsimor me Spanjën.

Postimi i Metës:

Pata kënaqësinë të pranoja sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Sh.T.Z. Marcos Alonso Alonso. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike dhe theksova se ne e konsiderojmë Spanjën një partner shumë të rëndësishëm europian dhe mesdhetar. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Spanjës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke vlerësuar pozitivisht rritjen në shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Spanjës në vendin tonë dhe në rajon. Shqipëria i jep rëndësi të veçantë jo vetëm bashkëpunimit politik e ekonomik, por edhe atij kulturor dhe arsimor me Spanjën.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta marcos alonso ilir meta marcos alonso

Sondazh

Poll