Aktualitet

Covid-19 futet në institucione/ Konfirmohen pozitiv dy punonjës në Bashkinë e Vlorës, preken nga koronavirusi një sanitare

27 Tetor 2020, 17:52 Nga DOSJA
Covid-19 futet në institucione/ Konfirmohen pozitiv dy punonjës

VLORË– Dy punonjës të Bashkisë Vlorë janë infektuar ditën e sotme me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Vlorë janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse edhe një sanitare në një bankë, një ekonomist në një institucion privat dhe tre pensionist.

Sot në Vlorë përfshirë edhe rastet e mësipërme janë raportuar 13 të infektuar gjithsej, por megjithatë ende nuk dihet nëse institucionet ku janë regjistrauar personat të prekur nga Covid-29 do të mbyllen.

Në të gjithë shqipërinë që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 487 persona dhe janë infektuar 19,729 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne vlore koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne vlore

Sondazh

Poll