Aktualitet

I dënuar për korrupsion, ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri largohet përfundimisht nga sistemi

27 Tetor 2020, 13:12 Nga DOSJA
I dënuar për korrupsion, ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës

TIRANE-Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri është larguar përfundimisht nga sistemi. Këshilli i Lartë Gjyqësor e shkarkoi Mirin nga detyra duke pranuar kërkesën e ILD.

Gjatë seancës, mbrojtja e Mirit kërkoi të mos shkarkohet pasi ai ka kërkuar vetë të largohet. Ish-Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi 2 vite burg dhe tre vite mos-ushtrim detyre.

Shkëlqim Miri u arrestua në vitin 2017 dhe u akuzua për korrupsion pasiv. Në momentin e arrestimit gjyqtarit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë hua nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori. Hetimet e nisura në 2017, nxorën në dritë faktin se gjyqtari Shkëlqim Miri kishte marrë ryshfet, për të vendosur në favor të Gentian Dodës, i cili u shpall fajtor për akuzën e plagosjes dhe dënimi iu reduktua ndjeshëm. Pas verdiktit të Apelit, Gentian Doda rifitoi lirinë. Ai mundi të arratisej jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri u arrestua gjyqtari dhe të afërm e miq të të dënuarit. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës. Kohë dënimi që Gjykata e Apelit e uli me 8 muaj burg.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ish gjyqtari i apelit te tiranes shkelqim miri ish gjyqtari i apelit te tiranes shkelqim miri

Sondazh

Poll