Aktualitet

“Janë edhe…si polic por edhe si baba”/ Shefi i Anti-terrorit s’fsheh dot emocionet: S’ka kohë për t’u shplodhur,

27 Tetor 2020, 13:20 Nga DOSJA
“Janë edhe…si polic por edhe si baba”/ Shefi i

TIRANE- Shefi i Anti-terrorit, Gledis Nano nuk i ka fshehur emocionet në fjalën e tij para gazetarëve. Jashtë aeroportit të Rinasit, ku doli pas zbritjes në Rinas, Nano tha se pritet që ekipi të niset sërish për riatdhesimin e radhës në kampin Al-hol. Nano tha se situata është e rëndë edhe në Liban, si për sigurinë edhe për COVID-19. 

“Në respekt të të gjithë juve dhe kolegët, dua t’i bie shkurt dhe më kuptoni, sepse përveç detajeve janë dhe emocionet, jo vetëm si punonjës policie por edhe si baba. Do të kthehemi sërish në Al-Hol. S’është justifikim që ne të shplodhemi, por të kryejmë procedurat. S’mund të përgjigjem me datë. Shkuam me ministrin për vizitë në Liban për të diskutuar dhe shkuam për 4 ditë dhe ndenjëm 5 javë. Problematika është se edhe në Liban nuk është aq e lehtë. 1500 raste me COVID019 në Liban, po ashtu edhe në Siri.”-tha Nano.

4 fëmijë dhe një grua janë riaatdhesuar sot në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria gledis nano riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll