Aktualitet

6 vite pa kurrfarë kontakti me Shqipërinë! Rama tregon KOMENTIN PIKANT që i bëri Endri Dumani sapo e pa: E di ç’a më th

27 Tetor 2020, 13:29 Nga DOSJA
6 vite pa kurrfarë kontakti me Shqipërinë! Rama tregon KOMENTIN

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në takimin e parë mes Endri Dumani dhe nënës së tij pas rikthimit nga Siria. Teksa nënë e bir takoheshin, Rama po bisedonte me të afërmit e tjerë të 12-vjeçarit, duke i premtuar edhe rikthimin e të motrës së Endrit, Evës, e cila nuk pranoi që të kthehej në Shqipëri. 

Mirëpo edhe pse kishte 6 vite pa pasur kontakt me Shqipërinë, Rama tregoi komentin pikant që Endri i kishte bërë kur e kishte parë, duke treguar se e mbante mend që nga koha kur jetonte në vend. 

“E di çfarë tha kur më pa, po më shihte dhe më tha: Qënke plakur!,”-tha Rama.

Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. Endri, sot 12 vjeç dhe e motra, Eva, sot 15 vjeçe jetuan në “ferrin” e Al-holit. Mes bombave, tymit, baltës, mungesës së shkollës, familjes, dhe një fëmijërie normale. I vetmi ngushëllim i dy të vegjëlve ishte gjyshja e tyre, Mendije Dumani, e cila u nis nga Shqipëria për të marrë fëmijët, por vdiq në mes të kampit disa muaj më parë. Sot, Endri është në shtëpi. Por nuk është njësoj për Evën. Adoleshentja ndodhet ende në kamp dhe nuk pranon të kthehet nga frika e historive që i tregohen se nëse do të kthehet në atdhe do e çojnë në jetimore. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama endri dumani riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria edi rama endri dumani riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll