Aktualitet

“Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar” / Afrim Berisha flet për radikalizimin e ish-gruas: Vajzat mbaji ti më tha, dj

27 Tetor 2020, 14:34 Nga DOSJA
“Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar” /

TIRANË – Babai i vogëlushit Alivin Berisha ka folur për radikalizimin e ish-bashkëshortes së tij në Siri para 6 viteve. Në emisionin “Me zemër të hapur” ai i ka mohuar të gjitha akuzat nga ana e vierrit të tij se e kishte dhunuar bashkëshorten e tij. Afrimi gjithashtu u shpreh se debatet mes tre kishin nisur kur, ajo kishte detyruar vajzat që të kryenin ritet fetare të Islamit, ndërsa mundësisë se graja e tij mund të jetë gjallë ai u shpreh se nuk kishte të dhëna për këtë.

 “Unë kam informacione që bashkëshortja ime ka mundësi të jetë në jetë. Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar. Kemi pasur një debat kur filloi duke i folur gocat që do faleni do visheni dhe gocat nuk pranonin dhe unë kam ardhur i kam gjetur duke qarë. Kjo ka nisur 1 vit, 1 vit e gjysmë përpara se e ik”, tha Afrim Berisha.

Më poshtë ai shtoi se radikalizimi i ish-partneres së tij filloj nëpërmjet internetit, pasi njohu disa prijësa të fesë Islame në Kosovë.

Ndikimi vetëm puna e telefonit, internet. Mysliman jam dhe unë dhe familja ime por nuk e praktikojmë me veshje dhe mu falë. Ajo filloi, por as familja e saj nuk e praktikon. Ajo vetëm me anë të internetit. Kompjuteri sipas policisë italiane, ka folur me disa nga Kosova, hoxhallarë dhe kjo ka pyetur e ka folur dhe ata i kanë blerë mendjen dhe i kanë thënë po të çojmë. Për të qenë myslimane e vërtetë duhet të shkosh të ndihmosh myslimanët në Siri. Atë ditë që ka ikur më merr vajza nga ora 17:30 e më thotë mami ku është. I them duhet të jetë në shtëpi. Shkoj në shtëpi dhe telefonin e kishte fikur. Nuk e kam ditur që Alvini nuk kishte shkuar në shkollë. Vajza pa në dhomë që nuk ishin rrobat e saj. Kontrollova dhe pasaportat. Pas 3 ditëve më ka shkuar ajo vetë që ndodhem në Siri. I thashë përse ke shkuar atje. I thashë pse më tha e tani erdha unë. Po vajzat ku i le i them. Vajzat mbaji ti më tha, djalin e mbaj unë.

Ajo më shkruajti me viber e më tha kam ikur me dy motra myslimane dhe kam ardhur këtu. Ato kanë ardhur nga Gjermania dhe kanë ikur nga Bergamo. Problemin e saj nuk e kam menduar asnjëherë. Kam menduar vetëm për Alvinin.

Alvini thotë që mami e kishte mendjen vetëm për t’u falë. Ai burri i asaj rrallë vinte në shtëpi. Alvini nuk e njeh mirë, ai gjithmonë me mjekër dhe veshje të zezë”, tregoi Afrim Berisha.

Alvin Berisha është 12-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit në nëntor të vitit 2019 të gjithë njerëzit anë e mbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua një ditë më parë dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italiane.

I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha, e cila para 6 vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha alvin berisha afrim berisha alvin berisha

Sondazh

Poll