Politike

Hetimi për inceneratorët, Basha thirrje SPAK-ut: Nëse një nga të dyshuarit kryesorë largohet, do të jetë përgjegjësia

27 Tetor 2020, 11:35 Nga DOSJA
Hetimi për inceneratorët, Basha thirrje SPAK-ut: Nëse një

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar Prokurorinë e Posaçme, SPAK që të hetojë kontratat për inceneratorët. Në bashkëbisedimin e përditshëm me gazetarët, Basha shkoi edhe më tej, duke denoncuar se Stela Gugallja, pronarja e një prej kompanive është vënë nën presin. Kreu i PD paralajmëroi SPAK se nëse një nga të dyshuarit largohet, atëherë përgjegjësia është e tyre.

“Virusi nuk është më armiku numër 1 i vendit. Armiku nunër 1 është kryeministri i vendit. Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit. Pavarësisht se i mbeten edhe disa muaj, kjo neglizhencë është krim ndaj qytetarëve. Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK.”-tha Basha. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi edhe sot një konferencë ku denoncoi mafien e plehrave dhe ilaçeve. Basha tha se deputeti Tom Doshi është përfituesi i parë i tregut të medikamenteve në vend, ndërsa i bëri thirrje SPAK të hetojë inceneratorët.

Lajmi kryesor: Basha me gazetarët: Mafia e ilaçeve dhe plehrave ka zaptuar vendin! Tom Doshi është i pari emër në shëndetësi, SPAK të hetojë presionet mbi dëshmitarët kyçë

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per inceneratoret hetimi per tenderat e inceneratoreve lulzim basha stela gugallja akuzat e bashes per inceneratoret hetimi per tenderat e inceneratoreve lulzim basha stela gugallja

Sondazh

Poll