Aktualitet

Zbardhet PADIA E PLOTË për BKH/ 7 aplikantë kërkojnë pezullim të procesit: U skualifikuam padrejtësisht, Prençi, Hajnaj,

27 Tetor 2020, 10:41 Nga DOSJA
Zbardhet PADIA E PLOTË për BKH/ 7 aplikantë kërkojnë

TIRANË-Dosja.al ka siguruar tekstin e plotë të padisë që 7 aplikantë kanë dorëzuar në Gjykatën Administrative ku kërkojnë pezullim të procesit me pretendimin se janë eleminuar padrejtësisht. Në padi thuhet se përjashtimi i 300 kandidatëve është bërë pa u caktuar fillimisht metoda e vlerësimit. Aplikantët, emrat e të cilëve ende nuk dihen, thonë se janë dëmtuar interesat e tyre personale por edhe procesi i rregullt ligjor në një procedurë konkurrimi. Konkretisht ata kanë paditur Komisionin e BKH që përbëhet nga: Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, si dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj. Aplikantët i kanë kallëzuar për veprat penale: për shpërdorim detyre, manipulim dhe falsifikim dokumentesh. Ditën e djeshme një aplikant shkoi i pari për të paditur në Gjykatën Administrative Komisionin e Vlerësimit në Byronë Kombëtare të Hetimit. Komisioni skualifikoi 300 aplikantë pas testit fizik, ndërsa u kualifikuan rreth 103 kandidatë që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim përmes një eseje. Vetëm 60 do të jenë fatlumët që do të bëhen pjesë e BKH, e njohur edhe si “FBI-ja” shqiptare. Nga ana tjetër, Dosja.al ka publikuar edhe detaje për listën fituese. Disa prej tyre janë përjashtuar nga Policia e të tjerë, kanë patur një karrierë që nuk lidhet me punën që do të kryejnë.

PADIA E PLOTË:

AN K I M I M

 Drejtuar:    Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Hetues në Byronë  Kombëtare të Hetimit.

Znj. Enkelejda MILLONAI

 

Adresa:  Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000, Shqipëri

Palë të interesuar:

Struktura e Posacme Anti Korrupsion (SPAK), pasi Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e specializuar që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturë e specializuar që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tiranë, pasi në Komisionin e Përzgjedhjes ka përcaktuar anëtarët e monitorimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve për pozicionin Hetues.

Delegacioni i Bashkimit Europian, Tiranë si palë monitoruese e procesit të përzgjedhjes së organeve të reja të drejtësisë.

Objekti:

Baza ligjore: Neni 7 i ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

DREJTUAR:

Të Nderuar Anëtarë të Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit

Byroja Kombëtare e Hetimit funksion në bazë të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe ka për qëllim sipas nenit 2 pika 2 të ligjit nr.95/2016 ”…Garantimi i funksionimit të Njësisë së Pavarur Hetimore për të hetuar veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe veprat e tjera penale të kryera vetëm nga subjektet e parashikuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm…” Duke qenë se, BKH është një organ i pavarur dhe e mbështet veprimtarinë e tij mbi tre shtylla “Besnikëri, Integritet dhe Trimëri”, kërkohet që procesi i përzgjedhjes së aplikantëve për hetues të jetë sa më trasparent, objektiv dhe të trajtohet me seriozitet nga Komisioni i Përzgjedhjes.

Me anë të këtij ankimimi, kërkoj pezullimin e procedurave të konkurimit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi në mënyrë jo trasparente me anë të një veprimi administrativ ka  bërë përjashtimin e 300 kandidatëve për Hetues në fazën e tretë të testimit (testimi fizik) pa përcaktuar metodologjinë e vlerësimit, ku dëmtohen interesat e mija personale, interesi publik dhe proces i rregullt ligjor në një procedurë konkurimi që ka për qëllim rritjen e besimit të publikut pranë organeve të drejtësisë, e konkretisht;

Sipas njoftimeve në faqen zyrtare të BKH-së procesi i aplikimit, konkurimit dhe i përzgjedhjes do të kalonte në fazat e mëposhtme;

Duke krahasuar zhvillimin e testit fizik me testin llogjik, po ju parashtoj ndryshimet e evidentuara gjatë zhvillimit të testeve, e konkretisht;

Vlen të theksohet se, lista e aplikantëve fitues të fazës së tretë është publikuar në faqen zyrtare të BKH-së me datë 23.10.2020 pas orës 16:00 dhe zhvillimin e fazës së katërt me datë 26.10.2020 në orën 08:00, koha midis së cilave, administrata publike e ka pushim zyrtar dhe e pamundëson ankimin pranë organit që e ka administruar procesin. Ky është dhe shkaku për mos administrimit nga ana ime, të dokumentacionit të nevojshëm për ta bashkëngjitur me këtë ankimim.

Gjithashtu përvec thërritjeve të palëve të interesuar në këtë gjykim, ju bëj me dije se një kopje të këtij ankimimi do ti dërgohet për dijeni institucioneve të mëposhtme;

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida hajnaj arben kraja bkh paditet bkh paditet nga aplikanti dritan prençi enkeleda millonai vladimir mara aida hajnaj arben kraja bkh paditet bkh paditet nga aplikanti dritan prençi enkeleda millonai vladimir mara

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 09:08

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku një 33-vjeçare ka vrarë vete me armë zjarri. E reja, e identifiku...