Aktualitet

4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri nisen për në Shqipëri! Flet Endri Dumani, prek me fjalët: Mezi

27 Tetor 2020, 10:33 Nga DOSJA
4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq në

SIRI– 4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq i Al-Holit janë nisur drejt Shqipërisë për t’u bashkuar me familjet e tyre. 4 fëmijët e mitur dhe Floresha Rasha janë shprehur të emocionuar për rikthimin e tyre në atdhe, duke u shprehur se janë në gjendje të mirë dhe mezi presin që të bashkohen me të afërmit e tyre. 

Për Top Channel Endri Dumani është shprehur: Jam mirë me shëndet, mezi pres të takoj mamin dhe dajën. Ndërsa Floresha ka treguar se mezi e ka pritur rikthimin e saj.

“Gjithmonë e kam pritur këtë ditë. Jam shumë e gëzuar,“-është shprehur ajo për gazetarin Muhamed Veliu.

Për ta kanë folur edhe doktoresha që shoqëron delegacionin dhe psikologia, të cilat kanë vënë në dukje se të gjithë do të duhet që t’i nënshtrohen terapisë. 

Doktoresha: Duken të qetë. Do të shihen në vazhdimësi me kujdes dhe edukator. Që të kthehen sa më shpejt në jetën sociale. Është ngritur një qendër për ta.

Psikologia: Si fillim do t’ju ofrojmë këshillim psikologjik. Vijnë nga ngjarje traumatike dhe kjo do jetë. Punë me terapi arti dhe loje të fillojnë të rehabilitohen në komunitet.

Sot atdhesohen në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, numri i të cilëve sipas të dhënave është 4 të mitur dhe një nëna e 3 prej tyre, e cila është me aftësi të kufizuara. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indetitet e tyre ende nuk janë bërë me dije.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endri dumani floresha rasha riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria endri dumani floresha rasha riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 09:08

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku një 33-vjeçare ka vrarë vete me armë zjarri. E reja, e identifiku...