Politike

‘Do e kalojmë të enjten, s’kemi kohë për të humbur’/ Komisioneri Varhelyi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sërish

27 Tetor 2020, 10:39 Nga DOSJA
‘Do e kalojmë të enjten, s’kemi kohë për të

BRUKSEL– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i ka bërë edhe njëherë apel kryeministrit Edi Rama që të presë opinionin e Komisionit të Venecias, dhe më pas të kalojë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Me anë të një statusi në Twitterin e tij, Varhelyi shkruan se e ka mirëpritur deklaratën e Ramës për opinionin duke shtuar sërish se në 25 prill pret që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte maturi të prisnim dorëzimin e opinionit para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021,”-shkruan Komisioneri. 

Pas Varhelyit, edhe presidenti Ilir Meta i dërgoi një kërkesë me shkrim Kuvendi, ku edhe i kërkoi që të presin opinionin e “Venecias”.

Ndërkohë edhe dje Komisioneri kërkoi që Kuvendi të priste opinionin e “Venecias” për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke u theksuar se nga Shqipëria kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa Rama iu përgjigj se kërkesën e opinionit të kërkuar nga presidenti Ilir Meta do ta mirëpriste, por ndryshimet do të kalojnë të enjtën gjatë seancës plenare. Për replikat e plota (Shiko këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia olivér várhelyi edi rama meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia olivér várhelyi

Sondazh

Poll