Politike

‘Kemi kalkuluar strategjinë elektorale perfekte’/ Kryemadhi: Kodi i ri LSI-së dhe PD-së i jep 100 mandate

27 Tetor 2020, 08:36 Nga DOSJA
‘Kemi kalkuluar strategjinë elektorale perfekte’/ Kryemadhi:

TIRANE– Mbrëmjen e djeshme kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishtee ftuar në emisionin ‘Opinion’ aty ku tha se opozita e PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 Prillit, me ndryshimet e fundit zgjedhore përllogarit 100 mandate. Kryemadhi u shpreh se me përllogaritjet që kanë bërë mund të kenë strategjinë elektorale më perfekte.

Ne me PD e kemi kalkuluar strategjinë elektorale, e kemi perfekte. Me strategjinë e re që ne kemi përgatitur, e cila do të shpallet pasi të mos ketë më ndryshime në kodin zgjedhor, kodi i ri LSI-së dhe PD-së i jep 100 mandate. Ndërsa kodi i vjetër na jep 84 deri në 86 mandate” u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se Rama nuk e ka pritur që opozita do të firmoste më 5 Qershor.

Rama nuk ka pritur që marrëvëshjen e 5 qershorit opozita do ta nënshkruante. Sepse, për hir të së vërtetës edhe ne kemi luajtur një cik bukur”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi gjatë emisionit ka folur dhe për vendimin e qeverisë që maskat të jenë të detyrueshme dhe në rrugë. Sipas saj përdorimi i maskës për një kohë të gjatë shkakton probleme shëndetësore, pasi sipas saj, nuk lejon oksigjenimin e trurit.

“Vazhdoj dhe t’ju them qytetarëve shqiptarë që maskat në rrugë jo vetëm që janë abuzim psikologjik që i kanë kthyer shqiptarët si qen me maska. E dyta ajo që dua të theksoj është që nëse zoti Rama do të pajisë shqiptarët me maska që të ecin në rrugë le t’ua ofrojë, t’ua blejë dhe t’ua japë falas. E treta, dua të theksoj higjiena, larja e duarve, mosprekja e fytyrës, mos u puth në buzë me çdo njeri që sheh në rrugë është shumë e rëndësishme. E ndjej të nevojshme si nënë sepse përdorimi i maskës nuk lejon oksigjenimin e trurit dhe çekuilibron pozicionimin e secilit prej nesh.’- u shpreh Kryemadhi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi pd dhe lsi ne zgjedhje monika kryemadhi pd dhe lsi ne zgjedhje

Sondazh

Poll