Politike

Rama mburret me vlerësimin e ‘The Lancet’ për shëndetësinë, PD tregon anën tjetër të medaljes: Realiteti tregon që

27 Tetor 2020, 07:59 Nga DOSJA
Rama mburret me vlerësimin e ‘The Lancet’ për

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ vlerësimin e sektorit të shëndetësisë së ”The Lancet” për shtetet në botë. Rama shkruan se Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë dhe mban atë më të lartin në rajon.

Në videon e publikuar, Rama përdor këtë vlerësim si kundërpërgjigjie ndaj akuzave të PD që ka denoncuar se sistemi shëndetësor shqiptar është i rrënuar, me ilaçe të pasigurta si dhe me stafe mjekësore të keqpaguara teksa shëndetësia falas nuk ekziston.

Me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë’– shkruan Rama.

Nuk ka vonuar shumë dhe i menjëhershëm ka qënë reagimi i Partisë Demokratike të cilët përmes Drejtorit të kabinetit dhe ekspertit të ekonomisë në PD shprehen se faktet nuk fshihen e se jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë në Ballkan, kemi pagat më të ulëta për mjekët, kemi buxhetin më të ulët për shëndetësinë dhe kryejmë disa herë më pak testime për COVID se çdo vend i rajonit.

Teliti thotë se ky raport që Rama e ka nxjerrë që në mengjes tregon vetëm shkallën e vaksinimit të popullsisë, por kryeministri kërkon të bindë shqiptarët se shëndetësia shqiptare qenka më e mirë edhe se ajo e Turqisë.

‘ER inaguroi dje për herë të dytë spitalin Covid3 pa bërë asnjë transparencë për aparaturat dhe numrin e mjekëve dhe infermierëve të specializuar që duhet të jenë në shërbim të të sëmurëve me Covid. Ndërsa sot pa gdhirë kërkon t’u mbushë mendjen shqiptarëve se shëndetësia e epokës së rilindjes është e sukseshme dhe konkurruese në botë. Me një raport që tregon shkallën e vaksinimit të popullsisë, ai po orvatet të bindë shqiptarët se shëndetësia shqiptare është ku e ku më mirë se shëndetësia e vendeve si Turqia ku sot shkojnë për të gjetur shërim oligarkët e PPP-ve në shëndetësi. Ndërkohë faktet janë kokëforta dhe asnjë video 3D nuk e fsheh dot të vërtetën që jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë në Ballkan, kemi pagat më të ulëta për mjekët, kemi buxhetin më të ulët për shëndetësinë dhe kryejmë disa herë më pak testime për COVID se çdo vend i rajonit. Shëndetësia në 3D e ER është çështje e kinemasë, jo e realitetit.  Realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet.  Realiteti i shëndetësisë së ER thotë që mjekët dhe infermierët ikin nga sytë këmbët nga ky vend, ndërsa diploma e studentit të mjekësisë shërben thjesht si vizë pune në Gjermani.’

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shendetsia ne shqiperi vleresimi i the lancet edi rama shendetsia ne shqiperi vleresimi i the lancet

Sondazh

Poll