Politike

Basha me gazetarët: Mafia e ilaçeve dhe plehrave ka zaptuar vendin! Tom Doshi është i pari emër në shëndetësi, SPAK të

27 Tetor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Basha me gazetarët: Mafia e ilaçeve dhe plehrave ka zaptuar vendin!

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka zgjeruar denoncimin për “mafian” në Shqipëri, ku përveç pleherave, krydemokrati folie dhe për mafien e ilaçeve. në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha akuzoi Tom Doshin si përfituesin e parë të ilaçeve në shëndetësi, ndërsa u zotua se kur PD të vijë në pushtet, ministria e Shëndetësisë do të jetë në “lupën” e antikorrupsionit.

Kryetari i PD, më herët i bëri thirrje SPAK, (Prokurororia e Posaçme) që të marrë në mbrojtje dëshmitarët kyçë të dosjes së inceratorëve, ku sipas tij, Stela Gugallja, pronarja e njërës prej kompanive është nën presion nga mafia e plehrave.

Kryedemokrati u pyet edhe për partitë e reja në opozitë, dhe nuk ngurroi të shigjetonte ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli për të cilën tha se “ka parti që krijohen nga Rama”, duke mohuar që partia e re e Topallit të ketë lidhje me elektoratin blu. Ndërsa për Rudina Hajdarin, kryetari i PD nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë vetëm se “pseudo opozitat” e kanë shfaqur veten në vitin 2019, kur opozita nuk mori pjesë në zgjedhje.

(F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha me gazetaret lulzim basha lulzim basha me gazetaret

Sondazh

Poll