Politike

Greva e naftëtarëve, Kryemadhi: LSI i është drejtuar SPAK-ut për të hetuar aferën korruptive, rrogat e grevistëve sa dys

27 Tetor 2020, 09:41 Nga DOSJA
Greva e naftëtarëve, Kryemadhi: LSI i është drejtuar SPAK-ut

TIRANE- Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi preku dhe çështjen e naftëtarëve për të cilët deklaroi se partia e saj iu është drejtuar SPAK.

Kryemadhi u shpreh se përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë e naftës së Ballshit është e drejtpërdrejtë e se i duhet thënë zgjidhje sa më parë. Ajo thotë se gjendja e tyre është e vështirë madje paralajmërojnë se nëse qeveria nuk reagon në grevë do ketë dhe fëmijë.

‘Do të doja sot që ta filloja ditën duke shprehur dhe njëherë solidaritetin me gratë naftëtare, të cilat vazhdojnë që të jenë pjesë e  grevës së urisë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në grevë të urisë ku bashkë me to shumë shpejt, nëse nuk do të ketë një zgjidhje ose një reagim jo vetëm politik, por dhe njerëzor nga qeveria  shqiptare, ata kanë bërë thirrje që do t’u bashkëngjiten dhe fëmijët e tyre. Ne si LSI i jemi drejtuar SPAK-ut për të hetuar rreth kësaj afere korruptive, por edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni tjetër të cilët kanë për detyrë që jo vetëm të hetojnë, por dhe të vendosin para përgjegjësisë, duke patur parasysh që është një proces gjyqësor ku shteti shqiptar është me firmën fantazmë ose guaskë që normalisht janë mësuar ta përdorin sot dhe ka dalë si metodë e re për të lëvizur, mashtruar dhe përfituar nga paratë e buxhetit shqiptar dhe të pasurive shqiptare, ku ajo që është më e rëndësishmja dhe që duam të theksojmë është që përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë e naftës së Ballshit është e drejtpërdrejtë, është shumë e thjeshtë sot.  Unë e sqarova dhe dje, por do të vazhdoj ta sqaroj çdo ditë, është shumë e thjeshtë që vetëm me të ardhurat që merren nga nafta, që u shiten qytetarëve shqiptar, është mundësia jo vetëm për të paguar pagat e naftëtarëve të cilët kanë një kohë të gjatë pa u paguar, por është dhe mundësia për të krijuar mundësinë e rifillimit të Uzinës, në mënyrë të tillë që këta naftëtarë dhe këta njerëz që punojnë në këtë rafineri jo vetëm të kenë mundësi për të marrë pagat e prapambetura, por dhe të kenë mundësinë e vazhdimit të jetës së tyre.’- u shpreh Kryemadhi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greva e naftetarev monika kryemadhi greva e naftetarev monika kryemadhi

Sondazh

Poll