Politike

Basha dhe Rama bashkëpunim pas krahëve të saj? Kryemadhi e thotë HAPUR: Verbërisht nuk i besoj as Metës, por nuk besoj

27 Tetor 2020, 08:47 Nga DOSJA
Basha dhe Rama bashkëpunim pas krahëve të saj? Kryemadhi e

TIRANE-Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përveç akuzave që bëri ndaj kryeministrit Rama dhe Veliaj, u ndal dhe tek marrëdhënia që mund të krijojnë në një të ardhme PD me PS.

E pyetur se mos ka frikë se do të ripërsëritet marrveshja e 17 majit mes Bashës dhe Ramës, Kryemadhi u shpreh shumë mosbesuese duke thënë se Basha nuk ka pse të bëhet ushtar i një kryeministri në ikje. Duke shtuar më pas se kryedemokrati i ka të gjitha shancet për të qënë një kryeministër i ardhshëm.

‘Nuk besoj, sepse Basha i ka shanset të jetë kryeministër. Nuk ka pse të bëhet ushtar i një kryeministri në ikje.’

Kyetarja e LSI-së, njëkohësisht dhe bashkëshortja e Presidentit të vendit, tha se vërbërisht nuk i beson as Ilir Metës.

‘Unë nuk i besoj as Ilir Metës në mënyrë të verbër, prandaj jemi këtu ku jemi sot.’- përgjigje kjo që u dha pas pyetjes se mund të bëhet ndonjë bashkëpunim pas krahëve të saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi ne opinion edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi ne opinion

Sondazh

Poll