Politike

Veliaj e akuzoi për Vilën në Gjirin e Lalzit, i përgjigjet Kryemadhi: Po lali Eri i ka deklaruar fustanet Dolce & Gabba

27 Tetor 2020, 09:16 Nga DOSJA
Veliaj e akuzoi për Vilën në Gjirin e Lalzit, i përgjigjet

TIRANE– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili dy ditë më parë i përmendi vilën e Lalëzit. Kryemadhi tha se e ka deklaruar këtë vilë duke pyetur Veliajn nëse i ka deklaruar pronat e veta.

Kryemadhi është pyetur nga gazetarët për këto akuza dhe ka thënë se vilën e saj e në Gjirin e Lalzit e ka të deklaruar, dhe para vilës çiftet e reja dhe nuset bëjnë foto.

Ajo iu kundërpërgjigj “lali Erit” me një pyetje për të: Se kur do ta deklaronte ai vilën e tij dhe fustanet Dolce & Gabbana të bashkëshortes së tij.

Dua të theksoj që Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalzit. Biles vijnë dhe bëjnë foto te vila. Vijnë dhe cifte e bëjnë foto para vilës time në Lalëz.  Po puna është ky Lali Eri do ti deklarojë ato vilat e tij. Po ato fustanet e nuses së tij që janë Dolce & Gabbana?”, tha Kryemadhi.

Dy ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha nga Zall Herri se “hallet e Monës janë vilat miliona euro, jo hallet e njerëzve”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj monika kryemadhi vila e kryemadhit ne gjir te lalzit erjon veliaj monika kryemadhi vila e kryemadhit ne gjir te lalzit

Sondazh

Poll