Aktualitet

Floresha Rasha dhe 3 fëmijët mbërrijnë në atdhe, i vogli Endri Dumani vjen në ‘gjirin’ e familjes, lot, emocione, dhe

27 Tetor 2020, 07:19 Nga DOSJA
Floresha Rasha dhe 3 fëmijët mbërrijnë në atdhe, i

SHQIPËRI– Pas vitesh “bashkëjetesë” me vdekjen, pluhurin, vrasjet, bombat, dhe plumbat, rikthehen në atdhe katër fëmijë shqiptarë dhe gruaja e parë nga kampi i Al-Holit në Siri. Gjysmëhëna e Kuqe siriane në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe qeverinë shqiptare kanë mundur që të nxjerrjen nga kampi i Sirisë, Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe.

Bashkë me ta është rikthyer edhe Endri Dumani, i cili tanimë i ka mbushur 12 vjeç. Ndërkohë mbetet ende mister fati i motrës së tij, Evës, e cila nuk pranoi që të kthehej në Shqipëri. Megjithatë sipas kryeministrit Edi Rama, Eva, e cila në kamp njihet si Sara, është në gjendje të mirë por nuk ka preferuar që të japë më shumë informacione për vendndodhjen e saj.

Ndërkohë që aeroporti i Rinasit është mbushur plot me familjarët të personave që pritet të riatdhesohen, të cilët me lot në sy presin me sytë nga pista e aeroplanëve. Megjithatë për të gjithë të rikthyerit, ministri Lleshaj tha dje se nuk do të shkojë pranë familjëve të tyre, por fillimisht do t’u bëhen kontrollet mjekësore. Më pas, do të trajtohen nga specialistë për rehabilitimin e tyre.

Ndërkohë që shpërndau lajmin për të miturit që kishin arritur të shpëtonin ditën e djeshme, kreu i qeverisë, Edi Rama paralajmëroi se operacioni do të vijonte deri në rikthimin e rreth 50 të miturëve të tjerë që janë larguar drejt Sirisë për të parë në sy vdekjen. Vetë ministri i Brendshëm, me karrierë si gjeneral ushtrie, Sandër Lleshaj dhe shefi i Anti-terrorit, Gledis Nano janë shprehur të tmerruar nga ajo që janë parë në kampin ‘Al-Hol’.

Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, të Top-Channel, të dy e përshkruan atë kamp si një ferr dhe thanë se shqiptarët duhet të shikojnë se çfarë bëhet në ato ambiente. Marc Ghorayeb, Konsulli i Shqipërisë në Liban ka treguar se riatdhesimi i shqiptarëve në vendin e tyre, nuk është fundi i marrëdhënies së tyre me Sirinë. Ghorayeb tha se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë në ato kampe të tmerrshme përveç grave, të cilat janë nën hetim për krime. Gjithë kategoritë e tjera mund të shpëtohen nga kampi.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amel rasha edi rama emel rasha endri dumani floresha rasha hatixhe rasha kampi i al-howl riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria amel rasha edi rama emel rasha endri dumani floresha rasha hatixhe rasha kampi i al-howl riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 07:11

TIRANE– Mbrëmjen e djeshme në kryeqyet ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë dhe tre të rinjve. OraNews ka publikuar pamjet e efektivëve të cilët ...