Aktualitet

LISTA/ Kush janë ‘të shkarkuarit’ që mirëpriti ‘FBI’-ja shqiptare, shitës patatinash, sekretarë, ish-juristë dhe

27 Tetor 2020, 06:31 Nga DOSJA
LISTA/ Kush janë ‘të shkarkuarit’ që mirëpriti

TIRANË- Dosja.al ka siguruar emrat dhe ‘CV’-në e shumë prej të kualifikuarve në BKH, të njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare, pas testit fizik. Shumë prej 103 të kualifikuarëve që i pret testi i esesë dhe makina e të vërtetës, kanë qenë më parë në detyra dhe kanë një karrierë, më tepër se të zakonshme.  Disa prej tyre, madje janë shkarkuar nga detyrat që kanë patur më herët. Mes listës, spikat, Darzan Koni, i cili ka punuar si shitës patatinash në një supermarket. Ramadan Cani është ish-kryetar i Partisë Socialiste në degën e Kamzës. Kristaq Dashi ka garuar për drejtues të BKH-së dhe është skualifikuar që në fazën e parë. Në kohën që aplikantët vazhdojnë garën, në Gjykatën Administrative Komisioni i Vlerësimit të BKH është paditur nga një aplikant i cili thotë se është skualifikuar pa u vlerësuar në mënyrë të padrejtë. 

LISTA ME DISA NGA APLIKANTËT FITUESË TË BKH:

1. Eno Lolo, Shefi i grupit të shoqërimit të ministres së mbrojtjes, Olta Xhaçka

2. Julian Malaj, ish-shef komisariati në komisariatin e Gjirokastrës. Ai është përjashtuar nga Policia e Shtetit për veprime të pahijshme dhe shkelje të kodit të etikës të punonjësit të policisë. 

3. Kristaq Dashi, i skualifikuar nga gara për Drejtues të BKH-së, në fazën e parë.

4. Darzan Koni, shitës patatinash, pranë ‘ZIP Supermarket’.

5. Ramadan Cani, ish-Kryetar i PS-së, dega Kamëz.

6. Sajmir Cuka, është prezantuar nga ambasadori Donald Lu, më 6 nëntor të vitit 2017. “Kemi sot me ne Togerin e Rangut të Parë, Sajmir Cuka, që është vetëm shqiptari i dytë i diplomuar ndonjëherë në Akademia Ushtarake e SHBA-së në Ëest Point. Ky është vendi nga i cili janë diplomuar të gjithë gjeneralët më të famshëm të Ushtrisë Amerikane. Toger i Rangut të Parë Cuka përfundoi gjithashtu kursin e nivelit të lartë të Forcave Speciale të SHBA-së dhe sot është një Udhëheqës i Ekipeve të Forcave Speciale shqiptare me përvojë luftarake në Afganistan. Ai përfaqëson të ardhmen e Forcave të Armatosura shqiptare,”- thishte Lu në atë kohë.

7. Alteo Nazeraj, është shkarkuar në vitin 2019 nga pozicioni i Drejtorit të Kadastrës Vlorë.

8. Denisa Kosta, Sekretare Gjyqësore e KPK-së.

9. Xhejsi Seknaj, e bija e Valbona Seknajt, ish-kryetarja e Gjykatës Administrative Shkodër, e shkarkuar nga Vettingu.

10. Loris Dervishi, punonjës i SHISH, bashkëshorti i Fiona Papajorgji, e cila është anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

11. Esmir Rringaj, komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

12. Erjon Tema, drejtori i Sigurisë, Autoriteti i Aviacionit Civil.

13. Laert Elmazaj, koordinator për të drejtën e informimit, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit.

14. Besmir Likaj, sektori Publik, Bashkia Tiranë.

15. Esmeralda Geca, sekretare Gjyqësore në Gykatën e Kukësit.

16. Stela Shkarpa, drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Durrësit.

17. Eder Ndoci, ish-jurist i Telecom.

18. Anisa Duka, sekretare Gjyqësore KPK.

19. Redinald Papa, drejtoria e Bashkimit Europian, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

20. Aleko Pepo, jurist, i pranuar në Kursin e Oficerit të Policisë Kriminale në vitin 2019 dhe i përjashtuar për shkak se nuk përmbushi kriteret e sigurisë pasi vertetimi i besueshmërisë i rezultoi negativ si shkak i përfshirjes së të atit në aktivitet kriminal.

21. Lindita Nushi, ish drejtore e kufirit dhe migracionit Durrës, shkarkuar nga detyra për shkak të skandalit të korrupsionit të kontrolloreve. Kandidate për Drejtore të BKH-së, ngeli në testin e poligrafit.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emrat e kandidanteve per bkh gara per bkh emrat e kandidanteve per bkh gara per bkh

Sondazh

Poll