Aktualitet

Riatdhesimi i shqiptarëve, Lleshaj: Kam takuar 20 prej tyre personalisht, kanë frikë sepse ISIS nuk i lë të tradhëtojnë k

26 Tetor 2020, 20:44 Nga DOSJA
Riatdhesimi i shqiptarëve, Lleshaj: Kam takuar 20 prej tyre personalisht,

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e riatdhesimit të shqiptarëve që ka nisur sot.

Në një lidhje me Skype në studion e “Open”, Lleshaj tha se janë rreth 50 persona, ndërsa me 20 prej tyre, ka kontaktuar vetë fizikisht. I pyetur për kundërshtimin e grave shqiptare për të ardhur në atdhe, Lleshaj tha se nuk i beson ato histori. Ai tha se njerëzit atje janë edhe të frikësuar sepse luftëtarët e ISIS, nuk i lejojnë që t’i tradhëtojnë.

“Operacioni ka nisur para një viti me shpëtimin e Alvinit. Të përfshirë janë shtete si Libani, Siri Shqipëria, një operacion mjaft i vështirë. Bëhet fjalë për 50 shqiptarë të mbetur atje. Ne kemi kontaktuar fizikisht 20 kemi arritur të marrim 5. Faza e dytë pra është riatdhesimi i grupit tjetër që janë kontaktuar fizikisht pra 20 të tjerë. Presim që pas marrjes së dritës jeshile në ditët e ardhshme mendojmë se ky proces do marrë jetë. Nuk mund të japë datë fiks, sepse është një proces me shumë aktorë. Ne duam t’i heqim këta fëmijë nga duart e terrorit, si dhe të japim mesazhe që vendi i tyre është Shqipëria dhe kauza e tyre është vetëm Shqipëria. Duhet të keni parasysh që aty jetojnë luftëtarë të ISIS dhe ata përpiqen të mos lënë njeri të ikë, që të tradhtojë kauzën, sepse çdo dalje konsiderohet humbje për ta. Nuk ka rezistencë për të ardhur, por ka të rritur të indoktrinuar thellë, po për fëmijët jo, nuk i ndalon dot askush,”- tha Lleshaj.

Operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve ka nisur mesditën e sotme dhe pritet që nesër, 50 fëmijë e gra të mbërrijnë në Rinas. Pas shumë lutjeve përmes mediave, shqiptarët do të kthehen në vendin e tyre të lindjes. Në Liban ka shkuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili do të bëjë rrugën me të atdhesuarit. Me Ramën do të udhëtojë i vogli i familjes Dumani, Endri. Katër të tjerët, të cilëve u janë zbuluar dhe identitetet janë gruaja Floresha Rasha dhe fëmijet e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria sander lleshaj riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria sander lleshaj

Sondazh

Poll