Aktualitet

Nga sulmet brenda kampeve, në strehën e vendlindjes, ku do të qëndrojnë fëmijët dhe gratë shqiptare që u janë ‘p

26 Tetor 2020, 19:13 Nga DOSJA
Nga sulmet brenda kampeve, në strehën e vendlindjes, ku do të

TIRANË– Më shumë se 50 gra e fëmijë shqiptarë, do të mund të kthehen në atdheun e tyre, pas të paktën, gjashtë viteve të kaluara në kampin e Al-Holit, në Siri. Në Liban, ka shkuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, bashkë me shefin e Antiterrorit Gledis Nano, e ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, për të parë nga afër procesin e riatdhesimit.

Siç duket, gjithçka është planifikuar e organizuar mirë, duke bërë që fëmijë e gra shqiptare, droë për dore me kryeministrin, të shohin sërish tokën ku kanë lindur.

Por, mos ndoshta është harruar ndonjë detaj?

I pyetur nga gazetari i Top-Channel, Muhamed Veliu, Rama tha se gjëja e parë që do të bëhet me këto gra e fëmijë është trajtimi fizik dhe emocional.

“Fillimsht, ata do të trajtohen nga një grup i strukturuar me psikologë, mjekë, për të bërë të gjithë analizat e nevojshme,”– tha Rama, pa dhënë më tepër detaje.

Ku do të qëndrojnë më shumë se 50 gra e fëmijë që prej vitesh të tëra kanë parë shpërthime të tmerrshme me sy, pasojat e të cilave, sigurisht që duhet të jenë tepër të rënda. Dhe për ta kuptuar më shumë, na vjen ndërmend, vetëm fytyra e Alvin Berishës, i cili edhe pse i përmalluar, pas vetë vitesh mbyllje në kampin e ferrit, takoi për herë të parë të atin, qëndronte i shushatur.

Sot Alvini gëzon shëndet të plotë dhe është kthyer në një fëmijë ‘Instagrami’, por a do ta kenë edhe këta të tjerët të njëjtin fat dhe të njëjtën aftësi psikologjike, për të superuar gjithçka që kanë parë e bërë, në një fazë të shkurtër kohore?

A ka përgatitur shteti struktura të veçanta për qëndrimin e këtyre njerëzve të përvuajtur mes Al-Holit?  A janë gati ata fëmijë që e shikonin sot Ramën si një Perëndi dhe u ngulnin sytë kamerave, që t’i rikthehen jetës së tyre normale në Shqipëri? Të vazhdojnë shkollën, të zënë shokë të rinj, e që në përditshmërinë e tyre të mos jetë shpërthimi me granata, loja e tyre e preferuar…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll