Aktualitet

Jahti i braktisur në Patok, shoqërohet në polici një francez: Është i imi, erdha të takoja disa miq, por më la karburant

26 Tetor 2020, 19:56 Nga DOSJA
Jahti i braktisur në Patok, shoqërohet në polici një

LEZHË– Një shtetas francez, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është shoqërar në komisariatin e Policisë së Lezhës, si pronar i velierës që u gjet e braktisur buzë Patokut.

Përpara grupit hetimor, francezi ka pranuar se jahti është i tiji. Ai është shprehur se ka ardhur në Patok për të takuar disa miq, por që më pas ka pasur probleme me karburantin dhe është detyruar që ta braktisë. Francezi në dëshminë e tij ka theksuar se ka qenë duke udhëtuar me velierë nga Kroacia drejt Shqipërisë për arsye turistike.

Jahti është i imi, e lashë aty sepse para disa problemem e karburantin. Erdha të takoja disa miq,”- mësohet të ketë thënë ai. Duke bërë me pas me dije se ka udhëtuar në Sarandë për të takuar disa miq të tij.

Francezi u zbulua pas një dokumenti të gjetur brenda jahtit. Jahti, i llojit velierë me emrin TAI-PAN e me flamur të Sllovenisë, është ankoruar mbrëmjen 17-tetorit në portin e Shëngjinit, rreth orës 20:00.

Ai u ankorua pasi prej dy ditësh qëndronte i braktisur në Patok.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet jahti i braktisur ne shengjin patok gjendet jahti i braktisur ne shengjin patok

Sondazh

Poll