Aktualitet

Gazetari Thanas Mustaqi: Shqipëria paditet nga dy aksionerë për terminalin e kontejnerëve në Durrës, kërkojnë 100 milion

26 Tetor 2020, 18:53 Nga DOSJA
Gazetari Thanas Mustaqi: Shqipëria paditet nga dy aksionerë për

TIRANË– Gazetari Thanas Mustaqi ka bërë publik lajmin se sipas Buletinit të Arbitrazhit Ndërkombëtar, Shqipëria do të përballet me padinë e traktatit të investimit mbi konfiskimin e terminalit të kontejnerëve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mustaqi shkruan se dy aksionerë, kanë ngritur padi për terminalin e kontejnerëve në Durrës. “Metal Commodities Trade Corp” i SHBA-së dhe “Altberg Developments” i Britanisë së Madhe, të dy aksionarë të “Durres Container Terminal” (ndërmarrje e përbashkët shqiptare e përdorur si një mjet për të shfrytëzuar koncesionin e portit të Durrësit të dhënë nga Shqipëria), kanë depozituar një padi prej 100 milion euro në ICSID [International Centre for Settlement of Investment Disputes – Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve] kundër Shqipërisë pasi një gjykatë shqiptare vendosi të zgjidhte kontratën dhe urdhëroi sekuestrimin e terminalit portual.

Sipas gazetarit, Investitorët pretendojnë se autoritetet shqiptare kanë penguar vazhdimisht përpjekjet e tyre për të modernizuar dhe për ta bërë terminalin fitimprurës, duke akuzuar ndërmarrjen e përbashkët për disa mosplotësime detyrimesh. Ata gjithashtu pretendojnë se vendimi i qeverisë shqiptare për të devijuar dërgesat dhe tregtinë e naftës në portet e tjera në mënyrë që të shndërrojë portin e Durrësit në një atraksion turistik është shkelje flagrante e parashikimit të BIT-it [bilateral investment treaty – traktat dypalësh investimi] për shpronësimin dhe trajtimin e drejtë.

Statusi i plotë

Durrës. Dy aksionarë, padi 100 milionë euro për terminalin e kontejnerëve Shqipëria përballet me padinë e traktatit të investimit mbi konfiskimin e terminalit të kontejnerëve, njofton Buletini i Arbitrazhit Ndërkombëtar, tetor 2020. “Metal Commodities Trade Corp” i SHBA-së dhe “Altberg Developments” i Britanisë së Madhe, të dy aksionarë të “Durres Container Terminal” (ndërmarrje e përbashkët shqiptare e përdorur si një mjet për të shfrytëzuar koncesionin e portit të Durrësit të dhënë nga Shqipëria), kanë depozituar një padi prej 100 milion euro në ICSID [International Centre for Settlement of Investment Disputes – Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve] kundër Shqipërisë pasi një gjykatë shqiptare vendosi të zgjidhte kontratën dhe urdhëroi sekuestrimin e terminalit portual. Padia përfshin një seri masash të përkohshme për të parandaluar veprime të mëtejshme shpronësuese. Investitorët pretendojnë se autoritetet shqiptare kanë penguar vazhdimisht përpjekjet e tyre për të modernizuar dhe për ta bërë terminalin fitimprurës, duke akuzuar ndërmarrjen e përbashkët për disa mosplotësime detyrimesh. Ata gjithashtu pretendojnë se vendimi i qeverisë shqiptare për të devijuar dërgesat dhe tregtinë e naftës në portet e tjera në mënyrë që të shndërrojë portin e Durrësit në një atraksion turistik është shkelje flagrante e parashikimit të BIT-it [bilateral investment treaty – traktat dypalësh investimi] për shpronësimin dhe trajtimin e drejtë.

Më herët, BIRN, ka raportuar se kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në  portin e Durrësit, kanë bërë një padi në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia paditet ne arbitrazh per terminalin e kontejnereve thanas mustaqi shqiperia paditet ne arbitrazh per terminalin e kontejnereve thanas mustaqi

Sondazh

Poll