Aktualitet

Fillimi i vitit të ri akademik, Kushi takon rektorët e universiteteve, në fokus plani i masave të ndërmarra për parandalim

26 Tetor 2020, 20:04 Nga DOSJA
Fillimi i vitit të ri akademik, Kushi takon rektorët e universiteteve,

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  Evis Kushi disa disa ditë para se të nis viti i ri akademik për vitin 2020-2021 ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike dhe private.

Në fokus të bashkëbisedimit, “ishte plani i masave të ndërmarra prej tyre për nisjen sa më mbarë të vitit të ri akademik më 2 nëntor”. Kushi pas përfundimit të takimit ka thënë se me rektorët ka diskutuar veçanërisht për mënyrën e zhvillimit të leksioneve dhe seminareve në kushtet e pandemisë.

“Ofrova të gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të bashkëpunuar me universitetet në çështje me interes të përbashkët, ku në thelb është pa dyshim mbrojtja e shëndetit të gjithsecilit, respektimi i masave anti-COVID, shërbimet akoma më të mira për studentët dhe rritja e cilësisë së arsimit të lartë”, ka thënë Kushi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi tirane evis kushi tirane

Sondazh

Poll