Aktualitet

Riatdhesimi nuk është fundi, Konsulli i Shqipërisë në Liban tregohet i ashpër: Çdo shqiptar i përfshirë në krime, do t

26 Tetor 2020, 19:53 Nga DOSJA
Riatdhesimi nuk është fundi, Konsulli i Shqipërisë në

TIRANË–  Marc Ghorayeb, Konsulli i Shqipërisë në Liban ka treguar se riatdhesimi i shqiptarëve në vendin e tyre, nuk është fundi i marrëdhënies së tyre me Sirinë. Në një prononcim për gazetarin e Top-Channel, Muhamed Veliu, Ghorayeb tha se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë në ato kampe të tmerrshme.

Ai shtoi se kanë udhëtuar gjatë gjithë kohës me makina të blinduara, pasi ai është vend i rrezikshëm, dhe tha se negociatat e ambasadës me ndihmën e gjenerali Abaz Ibrahimi, vijojnë ende. Konsulli u shpreh se të gjithë ata që janë përfshirë në krime, do të japing llogari përpara autoriteteve, dhe më pas, do të vijohet me procedurat e tjera.

“Shpresoj të flas shqip herën tjetër se jam duke mësuar. Puna vijoi sipas udhëzimeve të Lleshajt, është shpenzuar shumë kohë që nga riatdhesimi i Alvin Berishës së bashku me drejtorin Gledis Nano dhe Indritin. Nuk dua të përsëris, por dua të theksoj se ishin negociata të forta të ngjashme me kthimin e Alvin Berishës. Mu dha mua një leje e posatshme për të vazhduar këtë punë për të sjellë në shtëpi këta fëmijë. Filluam negociatat një vit më parë dhe koronavirusi u shfaq dhe së bashku me gjeneralin Abaz Ibrahim i cili u dha urdhër vartësve që ta shikonin këtë çështje. Fillimisht kemi shkuar në Demask, ka qenë e vështirë se kemi qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur sepse ka njerëz të ISIS. Ata na dhanë 25 forca të armatosura. Oficerët e antiterrorit kanë qëndruar plot 4 javë,  nuk kanë parë fëmijët e gratë e tyre, ndërsa ne kemi qëndruar në provincë për një javë. Për sa i përket fëmijëve të tjerë do të sjellim pjesën e tjetër të mbetur të cilët nuk janë të përfshirë në krime, të gjitha ata gra e baba të përfshirë në krime do të japin llogari përpara autoriteteve dhe më pas do të shikojmë. Vazhdojmë negociatat e ambasadës me ndihmën e gjeneralit,”– tha ai.

Operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve ka nisur mesditën e sotme dhe pritet që nesër, 50 fëmijë e gra të mbërrijnë në Rinas. Pas shumë lutjeve përmes mediave, shqiptarët do të kthehen në vendin e tyre të lindjes. Në Liban ka shkuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili do të bëjë rrugën me të atdhesuarit. Me Ramën do të udhëtojë i vogli i familjes Dumani, Endri. Katër të tjerët, të cilëve u janë zbuluar dhe identitetet janë gruaja Floresha Rasha dhe fëmijet e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marc ghorayeb marc ghorayeb

Sondazh

Poll