Aktualitet

Vidhte shtëpitë greke teksa pronarët flinin/ Arrestohet shqiptari i paligjshëm në territorin grek, që ‘punonte’ vetëm

26 Tetor 2020, 19:23 Nga DOSJA
Vidhte shtëpitë greke teksa pronarët flinin/ Arrestohet shqiptari

GREQI- Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia greke në Selefkia të Thesprotisë, pasi pasi është zbuluar se ky i fundit kishte grabitur nëntë shtëpi dhe kishte tentuar të grabiste edhe dy të tjera. Sipas mediave greke, shtetasi shqiptar grabiste shtëpitë, ndërkohë që pronarët e shtëpive ndodheshin brenda dhe ishin duke fjetur. Shqiptari kishte grabitur në total para, bizhuteri, telefona celularë dhe dy armë gjahu, ku vlera totale e tyre shkonte në 13.000 euro.

Po ashtu është zbuluar se ai kishte hyrë në territorin grek në mënyrë të paligjshme. I pajisur me mjetet e duhura të vjedhjes, daltë, pinca, kaçavida, elektrik dore dhe një thikë, ai arrinte të hynte në pjesën e brendshme të shtëpive, ndërsa banorët ishin në gjumë.

Pas ankesave të pronarëve në polici, se në kohën kur zgjoheshin gjenin shtëpitë e tyre të vjedhura, një grup i veçantë oficerësh nisën hetimet për të zbuluar autorin. Sipas policisë greke, gjatë javës së fundit vjedhjet janë vërejtur në mbrëmje dhe natën në zonën e Nea Selefkia në Thesprotia nga një autor, i cili hyri në to përmes dyerve ose dritareve të pasiguruara të ballkonit.

Forcat e rendit arritën të arrestojnë shtetasin shqiptar teksa ai po ecte. Ai bëri rezistencë ndaj autoriteteve por megjithatë nuk u shpëtoi dot prangave.

 (A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia ne greqi policia ne greqi

Sondazh

Poll