Aktualitet

Vdekja e 53-vjeçarit/ FRPD-ja protestë para kryeministrisë: Kjo qeveri nuk e ka fare vëmendjen te ne

26 Tetor 2020, 18:20 Nga DOSJA

TIRANË- Protesta e organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka përfunduar. Në mesazhin e tij për shqiptarët Kreu i FRPB-së, Belind Këlliçi u shpreh se ka ardhur koha që të zgjohemi pasi qeveria nuk e ka mendjen te qytetarët. Ai tha se nëse video-lajmi i ndarjes nga jeta të Lutfi Çekirrit nuk do të ishte publikuar çdo njeri në këtë qeveri do të ishte i qetë pasi nuk shqetësohet për jetën e askujt. Jemi në ata që duhet të ngrihemi, tha Këlliçi, pasi kjo që i ndodhi Lutfiut mund të na ndodhë të gjithëve.

“Nëse nuk do ishte publikuar video-lajmi për ndarjen nga jeta të qytetarit pas sorollatjeve në spitale, stani i qeverisë do ishte i qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Jemi këtu sepse respektojmë jetën, sepse mendojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut mund të na ndodhë secili prej nesh. Pse ndodhi? Është çështje prioritetesh kjo punë. Kjo qeveri nuk e ka fare vëmendjen te ne. Shpresojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut nuk i ndodh Ramës, Ogertës se këta i hipin charterave e shkojnë në spitalet më të shtrenjta, kurse shëndetësinë e tyre falas na e lënë neve, qytetarëve të thjeshtë. Ne jemi 40 të rinj që ndezim qiri për një jetë të humbur që mund të ishte shpëtuar dhe rrethohemi me polici sikur kushedi çfarë po ndodh”, përfundoi kreu i FRPD-së.

Lutfi Çekirri humbi jetën 2 ditë më parë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, pasi nuk mori ndihmën mjekësore të nevojshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belind kelliçi lutfi çekirri protest-homazhi per vdekjen e 53 vjecarit belind kelliçi lutfi çekirri protest-homazhi per vdekjen e 53 vjecarit

Sondazh

Poll