Aktualitet

Rama flet nga Libani, përkëdhel fëmijët shqiptarë që u nxorrën nga ‘kampi i ferrit’, të vegjlit e shikojnë ngultas

26 Tetor 2020, 18:39 Nga DOSJA
Rama flet nga Libani, përkëdhel fëmijët shqiptarë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa momente nga takimi me fëmijët shqiptarë që janë nxjerrë nga ‘kampi i ferrit’ në Siri. Në një video të publikuar nga Top-Channel, Rama shihet i ulur në një divan, bashkë me të vegjlit e sapo nxjerrë nga kampi Al Hol dhe i prek ata nga këmbët dhe duart.

Të vegjlit, e shohin kryeministrin në sy dhe ngultasi, sikur të kenë para tyre, shpresën e fundit që mund t’i çlirojë nga ajo jetë që kanë bërë deri më sot. 

Operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve ka nisur mesditën e sotme dhe pritet që nesër, 50 fëmijë e gra të mbërrijnë në Rinas. Pas shumë lutjeve përmes mediave, shqiptarët do të kthehen në vendin e tyre të lindjes. Në Liban ka shkuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili do të bëjë rrugën me të atdhesuarit. Me Ramën do të udhëtojë i vogli i familjes Dumani, Endri. Katër të tjerët, të cilëve u janë zbuluar dhe identitetet janë gruaja Floresha Rasha dhe fëmijet e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll