Aktualitet

Zbardhen EMRAT/ Kush është gruaja me tre fëmijët e saj që do të kthehet nga Siria, Rama: Floresha ka disa plagë në trup

26 Tetor 2020, 17:54 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT/ Kush është gruaja me tre fëmijët e saj

TIRANËDosja.al ka mësuar emrat e anëtarëve të një familjeje që do të mbërrijnë nga Siria në Rinas, mbrëmjen e sotme. Mësohet se janë sjellë në Beirut nga kampi Al Hol në Siri Floresha Rasha gruaja dhe fëmijet e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

Bashkë me ta, është djali i familjes Dumani, Endri, i cili fatkeqësisht do të kthehet në atdhe, pa të motrën. Vetë kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Liban për të sjellë në shtëpi 4 fëmijët dhe gruan.

Në një intervistë për Top-Channel, ai u shpreh se Floresha Rasha ka disa plagë në trup, por që do të rezistojë për të mbërritur në Tiranë.

Jam i lehtësuar sepse ky ishte nje operacion i komplikuar më vjen mirë, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionitt dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces. Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 dite ka bërë përpjekje të vazhdueshme , po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë. Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për ti trajtuar më kujdes. E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët. Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet,”– tha Rama për Top Channel.

Operacioni në Siri nisi mesditën e sotme. Rreth 50 gra e fëmijë, do të mund të dalin nga kampi i ferrit për tu kthyer në atdheun e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll