Aktualitet

Kryeministrit nuk i durohet, zbardh misterin e Eva Dumanit nga Libani: Është mirë, e dimë se ku, por janë të komplikuara i

26 Tetor 2020, 18:03 Nga DOSJA
Kryeministrit nuk i durohet, zbardh misterin e Eva Dumanit nga Libani:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Liban për të mundësuar riatdhesimin e shqiptarëve që më në fund do të braktisin kampet e ferrit në Siri për të ardhur në vendin e lindjes, ka zbuluar edhe një informacion për Eva Dumanin. Adoleshentja e familjes Dumani, që tashmë është 18 vjeçe, ka mbetur ende në Siri, ndërsa i vëllai, Endri, ka arritur të braktisë kampin për tu kthyer në vendin e lindjes.

Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, Rama tha se dihet vendndodhja e Eva Dumanit dhe se sipas tij, vajza është mirë. “Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet,”- tha Rama për Veliun.

“Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët. Kemi një strukturë që është e organizuar nën masa sigurie, psikologë, mjekë për të bërë analizat, do shohim si do zhvillohen gjërat. Pjesa më e vështirë është ajo për të nxjerrë pengjet, po ashtu është që nuk mund të flasësh, informosh, sepse konfidencialiteti është baza në këtë proces. Nuk është një ndërveprim me një faktor por me shumë. Më vjen mirë të them se ne nuk kemi qenë në gjumë, tani unë nuk mund të flasë për më shumë. Edhe për këta fëmijë deri në momentin e fundit kemi qenë më zemër të ngrirë, ka pasur dy-tre momente te vështira në këtë operacion,”- shtoi Rama më tej.

Operacioni në Siri nisi mesditën e sotme. Rreth 50 gra e fëmijë, do të mund të dalin nga kampi i ferrit për tu kthyer në atdheun e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll