Aktualitet

Me pushkë në krahë, arrestohet 22- vjeçari në Vlorë që terrorizoi Selenicën. Si tentoi të ikte nga uniformat blu

26 Tetor 2020, 17:46 Nga DOSJA
Me pushkë në krahë, arrestohet 22- vjeçari në

VLORË- Një 22-vjeçar, i cili është kapur duke lëvizte lirisht me armë zjarri me vete është arretsuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë  shtetasi R.M 22 vjeç, banues në Selenicë. Ai akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Ndërkohë bëhet e ditur se në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dhe armën e zjarrit të llojit  pushkë.

Njoftimi i Policisë: 

Vlorë

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Vihet në pranga një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë. Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete. 22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë. Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestoeht 22 vjecari ne vlore arrestoeht 22 vjecari ne vlore

Sondazh

Poll