Aktualitet

Rrëzuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, GJKKO pushon çështjen për tre gjyqtarët: Nuk ka vepër penale

26 Tetor 2020, 15:10 Nga DOSJA
Rrëzuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, GJKKO

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur qe të pushojë çështjen ndaj tre gjyqtarëve, Petrit Alija, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, të cilët rrëzuan burgimin e përjetshëm ndaj Dritan Dajtit.

Mësohet se GJKKO e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të pushuar këtë çështje. Sipas Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në këtë çështje nuk ka vepër penale.

Të tre gjyqtarët, Petrit Alija, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, u akuzuan për veprën penale korrupsion aktiv i funksionarëve të drejtësisë dhe shpërdorim detyre, pasi pranuan kërkesën për gjykim të shkurtuar nga mbrojtja e Dritan Dajtit, të dënuarit për vrasjen e katër efektivëve.

Edhe më herët, SPAK e kishte kërkuar pushimin e çështjes nga GJKKO-ja, por kjo e fundit nuk e pranoi, me argumentin se nuk ishin kryer të gjitha veprimet.

Tashmë Dritan Dajti ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqtë burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i ngelen vetëm 15 vite. Historia e kësaj masakre u bë edhe më e rëndë, ku pas hetimeve u zbuluan edhe disa lidhje të Dajtit brenda Policisë së Shtetit. Përgjimet telefonike zbuluan numra policie në telefonat e Dajtit, ndërkohë që dyshua se ky i fundit po i priste specialët e skuadrës së vëzhgimeve dhe ndjekjeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksa nikolli gjkko petrit alija skender damini spak vendimi per dritan dajtin aleksa nikolli gjkko petrit alija skender damini spak vendimi per dritan dajtin

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 12:33

VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshu...