Politike

Presidenti Meta dërgoi tek “Venecia” Kodin Zgjedhor, Oliver Varhelyi mesazh direkt Ramës: Prisni opinionin e Komisionit…

26 Tetor 2020, 12:40 Nga DOSJA
Presidenti Meta dërgoi tek “Venecia” Kodin Zgjedhor, Oliver

TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos i kalojë këtë të enjte në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Me anë të një reagimi në Tëitter, Varhelyi, pak pas deklaratës për shtyp të presidentit Ilir Meta, i cili lajmëroi se kishte kërkuar mendimin e ndërkombëtarëve, tha se priste që Shqipëria në 25 prill të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor; Besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit të ndryshimeve për të marrë parasysh dhe këshillat e tyre. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021,”-shkruan komisioneri në reagimin e tij.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk u dekretuan nga presidenti i Republikës pak ditë më parë, me pretendimin se ishin anti-kushtetuese dhe të njëanëshme. Pas kërkesës së opozitës së Bashkuar dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, Meta vendosi që të kërkonte në mënyrë urgjente opinionin e Komisionit të Venecias. Ndërkohë nga krahu tjetër politik, kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet e bëra do të kalojnë sërish. Por nuk ka reaguar ende pas deklaratës së eurodeputetit. 

Por cilat janë ndryshimet e Kodit Zgjedhor kaq shumë të kontestuara nga opozita? 

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor përcaktuan një prag kombëtar 1%, një rirenditje të listës të ndarë në dy pjesë, në pjesë e parë, bazuar tek vota preferenciale, me një prag brenda listës prej 10 mijë votash, për kandidatët që duhet të thyejnë listën e parë, një e drejtë për kryetarin e Partisë që të garojë në 4 zona, e po ashtu edhe kandidimin e partive në një listë të përbashkët dhe ndalimin e koalicioneve tradicionale. 

LAJMI KRYESOR: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Meta kërkon opinionin e “Venecias”, Komisioneri Varhelyi mesazh direkt Ramës: Prisni! Kryeministri s’bën hapa pas: Kuvendi do rishprehet, s’humbasim asnjë ditë

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konference 26 tetor 2020 meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi ilir meta konference 26 tetor 2020 meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 12:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i kërkon më zhvillimet spontane në takimet dhe daljet e tij publike. Rama ishte të premten në Lezhë ku mori pjesë në inag...