Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Presidenti Meta merr parasysh kërkesën e opozitës, i drejtohet ‘Venecias’, mesazh maxhoran

26 Tetor 2020, 10:31 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Presidenti Meta merr parasysh

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, pas kërkesës së opozitës së bashkuar, ka dërguar për opinion në Komisionin e Venecias ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Meta lexoi gjithë pyetjet që u kishte dërguar ndërkombëtarëve me urgjencë, edhe pse ndryshimet do të kalojnë në Kuvend vetëm pas pak ditësh. 

Pasi ka kërkuar edhe njëherë reflektim si nga maxhoranca, po ashtu edhe nga deputetët e tjerë, Meta ka bërë edhe një apel për naftëtaret, të cilat kanë hyrë në javën e dytë të grevës së urisë në Ballsh. Numri një i shtetit ka kërkuar dialog mes tyre dhe qeverisë, para se situata të përkeqësohet dhe të ketë pasojë në shëndetin e grevistëve.

Gjithashtu kreu i shtetit ka adresuar edhe akuzat ndaj tij se i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare për vetëm 8 ore, futbollistit të Tiranës. Meta përmendi se të njëjtin ligj kishte përdorur edhe për ish-ministren e Arsimit, duke i cilësuar lajmet si të pavërteta. Ai tregoi se kishte fakte, por nuk mund t’i publikonte për 10 vjet pasi ishin “top-secret”.

Në fund edhe njëherë, Meta theksoi edhe njëherë se i kishte sytë nga populli duke bërë edhe njëherë thirrje tek politika për reflektim për të mos e dëmtuar vendin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta konference 26 tetor 2020 ilir meta ilir meta konference 26 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 09:55

ATHINË- Kryediplomati grek Nikos Dendias ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën e së Dielës “Real Neë...