Politike

Meta për Kodin Zgjedhor: Presidenti i ka sytë nga populli, unë e dëgjoj jehonën e protestës. S’kam qëllim t’i nxis

26 Tetor 2020, 12:04 Nga DOSJA
Meta për Kodin Zgjedhor: Presidenti i ka sytë nga populli, unë e

TIRANË-Presidenti Ilir Meta komentoi vendimin për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Duke iu referuar kërkesës së opozitës së bashkuar për të kërkuar opinion për ndryshimet e bëra, Meta tha se kishte vendosur për ta marrë në konsideratë.

“Unë si president kam marr në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias.  Opozita e Bashkuar e pranoi kërkesën dhe instistimin tim për krijimin e një qeverie teknike edhe pse i kishin të gjitha të drejtat e saj për shkak të zgjedhjeve të vitit 2017 për të mos pasur asnjë besim tek kjo qeveri. Presidenti i ka sytë nga populli shqiptar. Komisioni i Venecias është i rëndësishëm, vendimet e mëparshme nuk janë respektuar nga kryeministrit.”

Ndërkohë që i pyetur nëse do të bënte thirrje për protestë tek qytetarët, Meta tha se ai nuk ishte qëllimi i tij, megjithatë e dëgjonte jehonën e tyre. 

Unë e dëgjoj jehonën e protestës. Qëllimi i presidentit nuk është të nxisë protesta. Në kushte për të shtypur të drejtat e qytetarëve shqiptarë për interes tënjë pakice. Nuk do të pres popullin që t’i japë drejtim kësaj çështjeje. Shpresoj që të ketë reflektim dhe përgjegjshmëri,”-shtoi presidenti.

LAJMI KRYESOR: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Presidenti Meta merr parasysh kërkesën e opozitës, i drejtohet ‘Venecias’, mesazh maxhorancës: Reflektim!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta konference 26 tetor 2020 ilir meta ilir meta konference 26 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 09:55

ATHINË- Kryediplomati grek Nikos Dendias ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën e së Dielës “Real Neë...