Politike

Basha e thotë LIVE: Pacientët me COVID nuk dinë ku të përplasen, babai i një gazetari ndenji 6 ditë pa i bërë tamponin!

26 Tetor 2020, 12:38 Nga DOSJA
Basha e thotë LIVE: Pacientët me COVID nuk dinë ku të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka përmendur sot rastin e Lutfi Cekirit, i cili vdiq dy ditë më parë, pasi nuk mori ndihmën mjekësore nga Qendra Universitare Spitalore Nënë Tereza. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se situata është e tillë në të gjithë vendin, ndërsa solli rastin e babait të një gazetari, të cilit nuk iu bë tamponi për 6 ditë radhazi megjithëse ishte me simptoma.

PJESË NGA FJALA E BASHËS: 

Kam marrë dhjetëra mesazhe të qytetarëve me raste të ngjashme refuzimi me të ndjerin Çekiri. Përgjigjja e vetme e qeverisë është një paradë më shumë nga kryeministri, pa asnjë të dhënë sa mjekë, sa infermierë do punojnë në atë spital. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor. Nëse plani ynë do të ishte vënë në veprim do të kishim funksionale kapacitete për të pritur të prekurit me covid dhe mundësi që të përballonim të tjerë. Pacientëve u duhet të presin shumë ditë për të bërë tamponin. Babai i një kolegut tuaj ka pritur 6 ditë me simptoma për të bërë tamponin. Shumica dërrmuese e qytetarëve nuk mund ta përballojnë koston e paketës së trajtimit me paratë e tyre.  Qeveria, asnjë masë për të përballuar valën e dytë. Vala e dytë që sapo ka nisur e gjen të papergatitur këtë qeveri dhe Edi Ramën për ta përballuar Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë.  1. Minimumi 2500 testime në ditë. 2. Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti. 3. Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve.4. Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier.

Reagimi i kryedemokratit vjen një ditë pasi u nda nga jeta Lutfi Cekiri, 53 vjeç dhe banues në Ndroq, humbi jetën pasi dyshohet se nuk iu dha ndihma mjekësore nga stafi i QSUT. Ai vetë denoncoi në media, se po sorollatej nga një spital në tjetrin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lutfi çekiri lulzim basha lutfi çekiri

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 12:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i kërkon më zhvillimet spontane në takimet dhe daljet e tij publike. Rama ishte të premten në Lezhë ku mori pjesë në inag...

Politike 26 Tetor 2020, 09:55

ATHINË- Kryediplomati grek Nikos Dendias ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën e së Dielës “Real Neë...