Politike

26 Tetor 2020, 12:29 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i kërkon më zhvillimet spontane në takimet dhe daljet e tij publike. Rama ishte të premten në Lezhë ku mori pjesë në inagurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Më shumë se rëndësia e aktivitetit për kryeministrin, rëndësi kishte privatësia. I paftuar ishte ish-deputeti kaubojs, Eduart Ndocaj, por edhe gazetarët të cilët u dëbuan nga takimi. Arsyeja? Askush nuk e di!

Ndërkohë që një situatë e ngjashme është përsëritur edhe sot. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inagurimin e spitalit COVID3, në ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT, ku spikatën masat shtesë të sigurisë.

Sërish transmetimi ishte me regji qendrore nga televizioni “personal” i kryeministrit Edi Rama, Ertv. Fax News ka publikuar disa pamje, ku shihet sesi një numëri lartë rojesh sigurie hyn në QSUT në momentin kur kryeministri zbret për të inspektuar punimet e spitalit COVID3.

As gazetarë, as pacientë që gjenden rastësisht, as të “paftuar”. Gjithçka sipas planit, por pse po ruhet kaq shumë kryeministri? Do të besonim skenarin e ‘frikës’ nga infektimi nga virusi, por siç u pa, Rama nuk e ka shumë problem distancën sociale. Cili të jetë ky merak kaq i madh vallë?!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e spitalit covid 3 edi rama hapja e spitalit covid 3

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 09:55

ATHINË- Kryediplomati grek Nikos Dendias ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën e së Dielës “Real Neë...