Politike

Basha me gazetarët: Qeveria e papërgatitur për valën e dytë të COVID-19, 1.6 mln euro Rama i ka hedhur për zyrën… baba

26 Tetor 2020, 12:37 Nga DOSJA
Basha me gazetarët: Qeveria e papërgatitur për valën e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi sot rastin e babait të një gazetari, i cili sipas kryedemokratit edhe pse ishte me simptoma, priti 6 ditë për t’ju bërë tamponi. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryetari i PD, akuzoi kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri ndërsa po ashtu foli edhe për disa çështje të tjera. Basha tha se Rama ka në plan të shpenzojë rreth 1.6 milion euro nga buxheti i ri për zyrën e tij, ndërsa po ashtu një pjesë të parave ta ndajë me shokët e tij biznesmenë.

Kryetari i PD-së solli edhe rastin e Lufti Cekirit dhe tha se disponon me dhjetëra mesazhe të qytetarëve që nuk iu jepet ndihma mjekësore. Basha u pyet edhe për çështjen e Kodit Zgjedhor, dhe përshëndeti qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, për dërgimin e ligjit në Venecia. Kryedemokrati ceku edhe çështjen e listave në PD, dhe teksa vlerësoi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda PD, Basha tha se me këtë model do të konceptohet nesër qeveria e tij. Megjithatë, fjala e fundit për listat tha ai, është e kryesisë së Partisë, duke lënë ende në mëdyshje informacionet mbi heqjen nga lista të Salianjit, Shehut, Bogdanit etj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 12:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i kërkon më zhvillimet spontane në takimet dhe daljet e tij publike. Rama ishte të premten në Lezhë ku mori pjesë në inag...

Politike 26 Tetor 2020, 09:55

ATHINË- Kryediplomati grek Nikos Dendias ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën e së Dielës “Real Neë...