Aktualitet

Ekzekutimi i 50 vjeçarit në Fier/ Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen, policia sekuestron kamerat e sigurisë ku shih

26 Tetor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Ekzekutimi i 50 vjeçarit në Fier/ Dalin detaje të reja në

FIER– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Ahmet Toskës i cili u ekzekutua mëngjesin e sotmë në qytetin e Fierit teksa ishte me bashkëshorten e tij.

Policia ka sekuestruar një kamer sigurie e cila ndodhet vetëm 100 m nga vendngjarja.

Në regjistrime është parë autori i maskuar i cili ka ecur në këmbë drejt vendit ku është ekzekutuar 50-vjeçari.  Policia ka shoqëruar disa banorë të zonës për t’i pyetur në lidhje me detaje të reja.

50-vjeçari, Ahmet Toska është qëlluar në kokë nga një distancë e afërt me armë zjarri, teksa kishte dalë nga banesa bashkë me të shoqen. Toska ka qënë duke përcjellë bashkëshorten e tij për në punë, një ritual që e bënte çdo ditë, duke shtuar dyshimet se ngjarja ka qënë e planifikuar. Ka qënë pikërisht bashkëshortja e tij, dëshmitarja e dorës së parë që ka parë gjithë skenën, duke “zgjuar” gjithë lagjen me ulërima.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska fier vrasje në fier ahmet toska fier vrasje në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 07:23

SELENICË– Dy persona kanë tentuar që të grabisin nën kërcënimin e armës banesën e një qytetari në fshatin Haderaj, Selenicë. Mirëpo ata u pikasën nga i zot...

Aktualitet 26 Tetor 2020, 08:13

Kanë të rinjtë në mendje vetëm party?

GJERMANI– Kur në verë u rritën infektimet, u vendosën në fokus të opinionit të rinjtë. Sepse ndryshe si u tha në fillim të pandemisë, edhe ata e jo vetëm ...