Sport

Duka dha dritën jeshile për fillimin e sezonit, Liga Profesioniste “ngre supet”: Nuk kemi përgjigje nga qeveria

24 Tetor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Duka dha dritën jeshile për fillimin e sezonit, Liga Profesioniste

TIRANË– Disa ditë më parë presidenti i FSHF-së, Armand Duka dha dritën jeshile për fillimin sezonit të Kategorisë Superiore. Deri më tani nuk ka asnjë datë, por së fundmi Liga Profesioniste ka reaguar me anë të një deklarate në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale. Në deklaratën e tyre theksohet se nga qeveria nuk ka asnjë përgjigje zyrtare dhe të gjendur në këto kushte, presidentët dhe përfaqësuesit e klubeve të Superiores do të mblidhen ditën e hënë në ambientet e stadiumit Air Albania për të vendosur hapat e mëtejshëm.

NJOFTIMI I LIGËS PROFESIONISTE

Njoftim për Shtyp

Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.

Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Liga Profesioniste e Futbollit

Tiranë më 24 Tetor 2020

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka fshf liga profesioniste armand duka fshf liga profesioniste

Sondazh

Poll