Sport

VIDEO/ Real Madrid fiton El Clasicon përballë Barcelonës, por sa shumë polemika për një penallti

24 Tetor 2020, 16:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Real Madrid fiton El Clasicon përballë Barcelonës, por sa

SPANJË-‘El Clasico’ i parë i sezonit shkon për Real Madrid: Madrilenët mundën Barcelonën 3-1 në Camp Nou duke lënë pas rezultatet zhgënjyese të kohëve të fundit në La Liga dhe Champions League. Minutat e para ishin me ritën: Valverde i dha Realit epërsinë në 5 ‘, Ansu Fati barazoi në 8’. Barcelona ishte më kërkuese me nisjen pjesës së dytë, por nuk pati qetësinë e duhur për të shkuar deri te goli, për të ardhur më pas tek episodi i minutës së 61-të, kur Sergio Ramos u rrëzua në zonë pasi u mbajt prej fanelle nga Lenglet.

Vetëm pasi kryesori i sinjalizuar nga sistemi VAR shkoi të shikonte pamjet e përsëritura, duke vendosur për 11-metërsh. Kapiteni Ramos mori përsipër ekzekutimin, duke i dhënë epërsinë për herë të dytë Realit.Tentativat e Barcelonës në minutat në vazhdim rezultuan të pasakta, madje as ndërrimet e kryera nga Koeman nuk sollën ndonjë ndryshim në lojë, madje në kohën shtesë Luka Modric shfrytëzoi një pasiguri të Netos për të vulosur fitoren 1-3.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona real madrid barcelona real madrid

Sondazh

Poll