Do hetojnë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar/ BKH me “muskuj”, por pa “tru”, pse duhet aftësia fizike pë
24 Tetor 2020, 19:19Nga DOSJA
E krijuar sëfundmi, Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë një njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, e veçanërisht do të hetojnë e ndjekë penalisht zyrtarë, qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në krimin e organizuar dhe korrupsion.
Por edhe pse një njësi e ideuar që më shumë se forcën, të përdorë “trurin” për të hetuar zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, më të mirët në testin logjik kanë mbetur jashtë.
Nga një analizë që ka bërë Tirananews, rezulton se shumë prej atyre që kanë fituar testin logjik, nuk kanë mundur që të kalojnë testin fizik. Në testin logjik u skualifikuan 30 kandidatë me pragun e deklaruar 12 pikë, ndërsa në testin fizik u skualifikuan 300 aplikantë pa u treguar se sa është pragu që duhet të arrinin.
Sikurse mund të shihni dhe nga kjo listë e siguruar nga Tirananews, ata që kanë dalë më të mirët në testin logjik (me shkronja të zeza), rezultojnë se janë skualifikuar në testin fizik. Ata që kanë kaluar edhe testin fizik (me shkronja të kuqe), rezultojnë se kanë dalë më dobët në testin logjik.
Me sa duket, edhe në njësinë më të re të specializuar për të luftuar veprat kriminale më të vështira për t’u zbardhur për shkak të kompleksitetit, do të kemi më shumë punonjës me “muskuj”, se sa nga ata me nivel inteligjence më të lartë.
Marrë nga Tirananews.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH- Gjendja shëndetësore e grevistes në Ballsh, Silva Fejzaj është përkeqësuar. Mësohet se grevistja është nisur me urgjencë në spitalin e Ballshit pasi ka ...
GJERMANI– Sonia Kertalli, është një vajzë e rritur në Itali, por me origjinë shqiptare. E reja studion në një nga shkollat më prestigjioze të Berlinit, ku është...
TIRANË– Avokati Idajet Beqiri ka treguar se si e ka kaluar pandeminë e koronavirusit, duke u shprehur se e kishte kaluar me simptoma të rënda. I ftua...
SHKODËR– Kryetari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha u bë magjistrati i parë që u rikthye në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Apelit (KP...
KOLONJË -Një histori rrëqethëse kjo e Manuel Rrapushit, një nga banorët e fshatit Qafzes në rrethin e Kolonjës, i cili po përballet vështirësitë ekonomike....
BULARAT– Ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës është festuar 2-vjetori i vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas. Ndryshe nga vitet...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri i ka uruar kandidatët për një post në Byronë Kombëtare të Hetime, të cilët kaluan testimin fizik. Me anë të një stat...