Aktualitet

E kishte bllokuar në Facebook dhe kudo! Rrëfehet 24-vjeçari i dyshuar për zhdukjen e shqiptares në Greqi, mohon gjithçka.

24 Tetor 2020, 17:03 Nga DOSJA
E kishte bllokuar në Facebook dhe kudo! Rrëfehet 24-vjeçari i

GREQI– Kërkimet për zhdukjen e 19-vjeçares Artemisa Vasili, vazhdojnë. Ndërkohë i dyshuar për zhdukjen e saj është dhe ish-i dashuri, 24 vjeç. Mbrëmjen e djeshme emisioni grek “Ditë në tunel”, ka arritur të kontaktojë me djalin, me të cilin shqiptarja ka folur në Facebook. Ai ka treguar se nuk di asgjë në lidhje me zhdukjen e saj, pasi nuk kishte pasur asnjë kontakt me Artemisën kohët e fundit.

Ndërsa shoqja e fëmijërisë së 19-vjeçares, ka zbuluar detaje në lidhje me marrëdhënien e saj me 24 vjeçarin, ku ka treguar se ai i kishte bërë bllok asaj kudo në rrjete sociale duke i shkaktuar shqiptares  gjendje jo të mirë psikologjike.

“I dashuri i saj e bllokoi në Facebook dhe nuk donte që ata të vazhdonin. Kjo e shqetësoi atë. Por në një masë të tillë, të zhduket? Kjo na befason të gjithëve. Duhet të ketë ndodhur diçka tjetër që e tronditi,”– ka thënë shoqaj e saj.

Ndërsa vëllai i Artemisës, Aris Vassilis, ka ngritur dyshime mbi deklaratën e ish-të dashurit të saj, pasi ka treguar se kur është munduar të komunikojë në fillim me të ai nuk i është përgjigjur.

“Unë i kisha dërguar një mesazh mikut të saj, por ai nuk bashkëpunoi me mua në fillim, tashmë më ka bllokuar. Pastaj ai më tha se ata nuk kanë biseduar për më shumë se dy muaj, nuk e di nëse ajo që ai më tha është e vërtetë,”- ka thënë ai.

Ndërkohë vajza rezulton e zhdukur prej një jave, babai i vajzës ka treguar se është përpjekur që të kontaktojë me  24- vjeçarin që dyshohet se ajo ka pasur lidhje por nuk morën asnjë përgjigje. Hera e fundit që u pa Artemis ishte e premtja e kaluar kur së bashku me një mikeshë po shkonte drejt stacionit të autobusit për të dhënë një intervistë pune, por ka rezultuar se ajo nuk ka shkuar kurrë atje. I fundit  person që është takuar me të ishte burri i motrës dhe më pas askush nuk mësoi diçka për Artemis.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aris vassilis artemisa vasili zhdukja e vajzes ne greqi aris vassilis artemisa vasili zhdukja e vajzes ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 14:15

Pandemia dhe tekstet “djegin” vitin shkollor

TIRANË –Tekste me shumë ujëra, me koncepte të paqartë ose të cunguar. Mangësi dhe deformime, fjalë të shkruara gabim nga ana gjuhësore apo terma dhe ...