Aktualitet

Tronditëse në Kolonjë, babai dërgon vajzat në jetimore: S’i mbaj dot me bukë

24 Tetor 2020, 16:38 Nga DOSJA
Tronditëse në Kolonjë, babai dërgon vajzat në jetimore:

KOLONJË -Një histori rrëqethëse kjo e Manuel Rrapushit, një nga banorët e fshatit Qafzes në rrethin e Kolonjës, i cili po përballet vështirësitë ekonomike.

32-vjeçari është prind i dy vajzave të vogla, të cilat jetonin me babain e tyre, por pas divorcit nga nëna që vendosi të braktiste vajzat, ai u detyrua që pas tërmetit të qershorit 2019 t’i çonte në jetimoren e Korçës.

Video e plotë:

“I kam dy vajza, njërën e kam 5 vjeç dhe tjetrën e kam 3 vjeç dhe i kam dërguar në jetimoren e Korçës. Ra tërmeti dhe nuk kisha se ku t’i mbaja. Kisha një plak të sëmurë dhe plaku ngaqë ka qëndruar në çadër ka ndërruar jetë”, ka thënë 32-vjeçari.

32-vjeçari Rrapushi akuzon Bashkinë e Kolonjës, për ndërprerjen e ndihmës ekonomike.

“Bashkia më ka thënë që do të më gjejë punë. Asgjë deri më sot. Dhe një ndihmë ekonomike 35 mijë lek që kishim na e kanë ndërprerë, dhe na thonë tani 18 mijë lek, me ato lek nuk mund të shkosh deri në Korçë. Ishalla Zotit bëhet diçka, por me këtë kryetar bashkie që kemi vetëm premtime ka, por asgjë nuk është bërë. Më mirë të iki se të rri”, -ka treguar Rrapushi.

Marrë nga ORANEWS

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manuel rrapushit manuel rrapushit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 14:15

Pandemia dhe tekstet “djegin” vitin shkollor

TIRANË –Tekste me shumë ujëra, me koncepte të paqartë ose të cunguar. Mangësi dhe deformime, fjalë të shkruara gabim nga ana gjuhësore apo terma dhe ...