Aktualitet

Publikohen PAMJET: Reflekse të lindura! 10-vjeçari nga Tiranë vjedh pa asnjë problem xhiron ditore të dyqanit tek “My

24 Tetor 2020, 15:25 Nga DOSJA
Publikohen PAMJET: Reflekse të lindura! 10-vjeçari nga Tiranë

TIRANË–Është data 10 Tetor, ora 20 e 22 minuta. Dy të mitur, përkatësisht 10 dhe 12 vjeç, hyjnë në një dyqan në zonën e “Myslym Shyrit”. Për afro 3 minuta, ata arrijnë të kontrollojnë çdo cep të dyqanit.

Ndërsa më pas, 10-vjeçari afrohet tek kasaforta dhe merr një sasi lekësh. Në këtë video ekskluzive të siguruar nga gazetarja Aida Topalli, vihet re qetësia e të miturve.

Video e plotë:

Pas denoncimit të pronarit të biznesit, agjentët e Komisariatit Nr.3 sekuestruan kamerat e sigurisë, konkretisht këto pamje që disponon Klan Plus, përmes të cilave u bë i mundur edhe identifikimi i dy autorëve. Për shkak të moshës, asnjë nga ata nuk është dënuar, por janë kaluar në përgjegjësinë prindërore.

Përgjatë marrjes në pyetje, rezulton që ata të mos jenë shtyrë nga persona të rritur, por janë jo të pakta rastet kur grupmosha të tilla, shfrytëzohen.

Klan Plus sjell këtë video si një shembull të dhjetëra vjedhjeve apo krimeve që kryhen nga të mitur nën moshën e përgjegjësisë penale.

Nga statistikat e Policisë së Shtetit, 2% e vjedhjeve në vend kryehen nga të mitur nga 14 deri në 18 vjeç, ndërsa 0.5 % nga grupmosha nën 14 vjeç.

Aktualisht jemi përpara situatës që në vend nuk kemi shkolla riedukimi. I vetmi institucion ku vuajnë dënimin shkelësit nga 14 deri në 18 vjeç, është burgu i të miturve në qytetin e Kavajës.

Megjithëse në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë ka ligje dhe nene që dënojnë apo synojnë parandalimin e kundravajtjeve penale, zbatimi i tyre është i ulët.

Këto persona janë të predispozuar që në të ardhmen të bëhen akoma më të rrezikshëm, siç kemi pasur edhe raste konkrete si ai i Markeljan Cungut.

Marrë nga KLAN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy te mitur vjedhin ne myslym shyr tirane vjedhje e nje dyqani ne myslym shyr dy te mitur vjedhin ne myslym shyr tirane vjedhje e nje dyqani ne myslym shyr

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 14:15

Pandemia dhe tekstet “djegin” vitin shkollor

TIRANË –Tekste me shumë ujëra, me koncepte të paqartë ose të cunguar. Mangësi dhe deformime, fjalë të shkruara gabim nga ana gjuhësore apo terma dhe ...