Aktualitet

Përfundon testimi fizik për kandidatët e BKH, Ambasada Amerikane përgëzon procesin, nuk ndalen shqiptarët, vërshojnë me

24 Tetor 2020, 15:19 Nga DOSJA
Përfundon testimi fizik për kandidatët e BKH, Ambasada Amerikane

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri i ka uruar kandidatët për një post në Byronë Kombëtare të Hetime, të cilët kaluan testimin fizik. Me anë të një statusi në Facebook, në postimin e Ambasadës përgëzoheshin të gjithë ata që kanë mundur të kualifikohen në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë,”-shkruhet në postim.

Por komentet nën postim nuk ishin aq dashamirëse… Qytetarët kanë komentuar duke mos i kursyer akuzat ndaj një procesi që sipas tyre nuk ka qënë i drejtë. Sipas komentuesëve, kandidatët janë favorizuar dhe disa prej tyre i kanë kaluar fazat pa plotësuar as pikët.

KOMENTET:

Komenti 1: Mirë që nuk iu vjen turp, por qesharak pse bëheni..?!! Cilët janë më të mirët??? Keni turpëruar vendin tuaj me këtë postim, mungesë e theksuar transparence, duke përzgjedhur njerëz që nuk e meritojnë. Turp, turp, turp…

Komenti 2: Konkurs sa për sy e faqe, janë eliminuar nga gara ekselente të papërlyer me qoka ofiqesh.

Komenti 3: Mos ia shisni shqiptarëve sapunin për djathë. Në poste kyçe keni vendos njerëzit e besuar të Ramës.

(k.m/dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ne shqiperi bkh gara per bkh ambasada amerikane ne shqiperi bkh gara per bkh

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 14:15

Pandemia dhe tekstet “djegin” vitin shkollor

TIRANË –Tekste me shumë ujëra, me koncepte të paqartë ose të cunguar. Mangësi dhe deformime, fjalë të shkruara gabim nga ana gjuhësore apo terma dhe ...