Aktualitet

Greva e naftëtarëve në Ballsh/Sindikatat Ndërkombëtare mesazh Ramës: E papranueshme, t’u sigurohen pagat!

24 Tetor 2020, 18:52 Nga DOSJA
Greva e naftëtarëve në Ballsh/Sindikatat Ndërkombëtare

TIRANË– Sindikatat ndërkombëtare “IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një mesazh zyrtar kryeministrit Edi Rama ku adresohet problematika e grevës së Ballshit. Sindikatat theksojnë se situata në uzinën e Ballshit është e papranueshme, dhe qeveria duhet të ndërhyjë në menaxhimin e rafinerisë duke u siguruar naftëtarëve pagat që u takojnë.

Statusi i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve. Ata i rikujtojnë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme. Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ”industriall european trade union” ”industriall global union” greva e naftetareve naftëtarët e ballshit ”industriall european trade union” ”industriall global union” greva e naftetareve naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll