Aktualitet

Nuk mungoi flamuri helen! Familja përkujton 2-vjetorin e vdekjes së Kaçifasit. E ëma kërkon VIDEON e shkëmbimit të zjarre

24 Tetor 2020, 09:16 Nga DOSJA
Nuk mungoi flamuri helen! Familja përkujton 2-vjetorin e vdekjes së

BULARAT– Ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës është festuar 2-vjetori i vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas. Ndryshe nga vitet e shkuara, kësaj here ndoshta për shkak të pandemisë në koronavirusit, pjesëmarrja ka qënë më e vogël se zakonisht. Në një ceremoni private, të afërmit kanë përkujtuar Kostandinos Kacifas në Bularat bashkë me bashkëfshatarët e tyre dhe përfaqësues të shoqatës ‘OMONIA’ në Shqipëri.

Për mediat e pranishme gjatë ceremonisë, kunati i tij, Vangelis Saqiralaqis shprehu shqetësim për zvarritjen e hetimeve nga prokuroria shqiptare.

“Presim përfundimin e hetimeve se kane kaluar dy vite dhe akoma nuk ka një përgjigje. Dy prokurorë janë dorëhequr, dosja shkoi ne Tirane dhe u kthye serish ne Gjirokastër, këtu me sa duket njerëzit tremben. Kostandini ishte një demokrat, e bëri për shqiptarët dhe grekët. Duhet të kuptojmë se të gjithë po na helmojnë, edhe grekët edhe shqiptarët po na helmojnë. Dhe çfarë shkaktojnë? Shkaktojnë fanatizëm…edhe ne Greqi ka fanatizëm,”- tha ai. Të njëjtës deklaratë për zbardhjen e çështjes, i është bashkuar edhe e ëma e Kaçifasit, Maria.

“Kërkoj të shoh përballjen e djalit tim. Pse e fshehin videon? Pse nuk na e japing? Ai ishte një djalë trim në mbrojtje të asaj që besonte të kombit dhe etnisë sonë. Djali im, sado që të duan ata ta mbulojnë, është një yll në qiell që ndriçon gjithë helenizmin dhe gjithë Vorio Epirin. Nuk preku askënd djali im. Mund t’i kishte vrarë të gjithë, por falënderoj Zotin që nuk ka vrarë njeri. E ndiqnin 40-50 vetë, gjithë Renea. Çfarë bëri djali im? Ngriti flamurin? Flamuri na takon, doni apo s’doni ju. Jemi grekë dhe grekë do vdesim,”-deklaroi e ëma e Kaçifasit për Top Channel.

Ndërkohë që edhe më i ashpër me fjalët është treguar prifti i fshatit, i cili e konsideroi të riun si një martir që u sakrifikuar për të bërë të tjerët që të kuptojnë “gjendjen” në të cilën ndodhen.  

“Përkujtojmë sot një martir që u sakrifikuar për të na hapur sytë dhe për të na treguar rrugën në mënyrë që të kuptojmë ku po shkon ky vend, përndryshe nuk mund të vijë paqja dhe dashuria. Në këtë përkujtimore duhej të ishin më shumë njerëz dhe kur themi e përkujtojmë duhet që të rinjtë ta mbajnë në memorje emrin e tij. Duhen organizuar konkurse dhe festa duhen ndarë çmime,”- u shpreh prifti po ashtu për Top Channel.

Familjarët e minoritarit grek, Konstandinos Kacifas kishin kërkuar që ceremonia të zhvillohej më 28 tetor, ditën kur ai u vra në përplasje të armatosur me forcat RENEA. Por autoritetet shqiptare kanë vendosur që ceremonia të zhvillohet këtë të shtunë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm më 28 tetor. Në këtë datë, kremtohet festa greke e “JO-së”, ose ndryshe fillimi i luftës italo-greke.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konstandinos kaçifas vrasja e kaçifasit konstandinos kaçifas vrasja e kaçifasit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 14:15

Pandemia dhe tekstet “djegin” vitin shkollor

TIRANË –Tekste me shumë ujëra, me koncepte të paqartë ose të cunguar. Mangësi dhe deformime, fjalë të shkruara gabim nga ana gjuhësore apo terma dhe ...