Aktualitet

KPA e riktheu në detyrë, kreu i Apelit të Shkodrës Fuat Vjerdha tregon punën e parë që do të bëjë: Kërkesë zyrtare p

24 Tetor 2020, 17:13 Nga DOSJA
KPA e riktheu në detyrë, kreu i Apelit të Shkodrës Fuat

SHKODËR– Kryetari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha u bë magjistrati i parë që u rikthye në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Apelit (KPA). Pas rikthimit në detyrë, Vjerdha ka shprehur falenderimin për të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur duke firmosur peticion për rikthimin e tij në radhët e drejtësisë

Në prononcimin e tij për mediat, magjistrati ka folur edhe për detyrën e tij të parë që do të kryejë sapo të rikthehet të hënën në zyrën e tij. 

“Është kënaqësi që arrij të rikthehem në detyrë. Është sadisfaksion i paparë. Jam i pari që konfirmohem në detyrë nga KPA. Unë nuk do rresht së përmenduri ndihmën që më kanë qytetarët e mi. Ishin rreth 6200 qytetarë që më kanë mbështetur, pavarësisht që nuk u fut në rrethin e provave. Jam i ndërgjegjshëm për punën e madhe që kam para, por pushimi që kam bërë do të më motivojë që të punoj sa më shumë. Me rikthimin tim bëhemi 5 gjyqtarë. Puna e parë që do të bëj të hënën, do i kërkoj KED për një tjetër emërim, që të formohen dy trupa gjykuese,”-tha Fuat Vjerdha.

Gjyqtari u largua nga Vettingu për probleme me pasurinë por u rikthye ditën e djeshme. Ai e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe për më shumë se një dekadë, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Në vitin 2015, Vjerdha u emërua si anëtar i Gjykatës së Apelit Shkodër. Njëkohësisht Vjerdha dhënë edhe mësim dhe ka qenë pjesë e trupës së arbitrimit në Federatën Shqiptare të Basketbollit. Prej vitit 2014, gjyqatria Vjerdha drejton Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fuat vjerdha kpa fuat vjerdha kpa

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 14:15

Pandemia dhe tekstet “djegin” vitin shkollor

TIRANË –Tekste me shumë ujëra, me koncepte të paqartë ose të cunguar. Mangësi dhe deformime, fjalë të shkruara gabim nga ana gjuhësore apo terma dhe ...