Sport

Besa i trembet Covid-it, anullon miqësoren me Vllazninë

24 Tetor 2020, 12:51 Nga DOSJA
Besa i trembet Covid-it, anullon miqësoren me Vllazninë

KAVAJE – Skuadra e Vllaznisë deri në këto momente ka qenë e vemtja të paktën nga sa është mësuar publikisht që ka vuajur shumë për shkak të Covidit, ku një pjesë e mirë e lojtarëve dhe stafit kanë rezultuar pozitiv dhe shumica me sa mësohet e ka kaluar.

Frika ndaj virusit ka qenë dhe arsyeja që skuadra e Besës së Kavajës që ka anulluar miqësoren në Shkodër duke qëndruar më afër qytetit të saj, në Shijak. Kështu ata zgjodhën skuadrën e Erzenit, një ekip që gjithashtu luan në Kategorinë e Parë por në grupin tjetër. Kjo do të jetë edhe prova e fundit për trajneri Kashami para ndeshjes hapëse me Lushnjën.

Besa e këtij sezoni ka qenë mjaft aktive në merkato, ndërsa synimi i kavajasve është rikthimi në elitë, në tenativën e tyre prej 4-5 sezonesh.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll